E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Borchardt: Kriza rrezikon integrimin

Shqipëria rrezikon statusin e vendit kandidat ne BE për shkak te krizës politike dhe problemeve te pazgjidhura, qe lidhen me zgjedhjet e fundit. Deklarata është bere nga ambasadori gjerman Borshard gjate vizitës dyditore ne Gjirokastër. Për shkak te kësaj situate, tha Borshard është shume e vështirë qe komisioni i vendeve anëtare t'i japë ne vjeshte Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Kjo është bere e qarte, tha diplomati gjerman, nga komisioni dhe parlamentare te tjerë qe presin zgjidhjen e krizës. Komentet e diplomatit janë bere gjate një takimi me intelektualet e Gjirokastrës me teme "këndvështrimi gjerman" mbi integrimin. Te henen, zoti Borchard theksoi se procesi i liberalizimit te vizave nuk eshte i lidhur me krizen politike ne Shqiperi, por qeveria duhet te plotesoje kushtet e mbetura per te arritur levizjen e lire brenda ketij viti. Strasburgu ndalet edhe një here ne krizën e zgjatur politike ne Shqipëri, këtë here ne një seance diskutimesh ne Parlamentin Europian, me shume se një muaj, pas darkës informale ne restorant "Krokodili", te thirrur nga përfaqësuesit e dy grupimeve me te mëdha politike, Dol dhe Shulz, për te ndërmjetësuar ne gjetjen e një zgjidhje mes Rames dhe Berishës. Rezoluta e përpiluar nga Nikolaos Kuntis dhe e miratuar ne fillim te qershorit ne komisionin e jashtëm te parlamentit europian, do te diskutohet me gjerësisht, tashme ne seance plenare, për tu hedhur ne votim ditën e enjte. Dokumenti, veç thirrjes për gjetjen e një zgjidhje te krizës politike, kujton gjithashtu kriterin e rëndësishëm te Kopenhagenit, ne proceset integruese te Shqipërisë. Rezoluta bën thirrje për një hetim transparent dhe sipas kuadrit ligjor te parregullsive te vërejtura gjate procesit zgjedhor, ndërsa kërkon angazhim te palëve politike ne përmirësimin e kodit zgjedhor, ne baze te rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it. Dokumenti mbështetet propozimin e komisionit europian për heqjen e regjimit te vizave me Shqipërinë, ndërsa kërkon nga pala shqiptare plotësimin e kushteve te mbetura ne ketë proces. Eurodeputetët bëjnë gjithashtu thirrje për një konsensus partiak për reformat e rëndësishme ekonomike, politike dhe sociale, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve shqiptarë dhe për të lejuar, që vendi të përparojë në rrugën e tij për anëtarësim në BE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›