E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Komisioni "kryqëzon" Muçmaten

Kandidati i trete për te zënë nje nga vendet bosh ne gjykatën e Larte, Prokurori Vexhi Muçmata, është kryqëzuar sot ne seancën e pyetje-përgjigjeve ne Komisionin e Ligjeve, nga deputetet e mazhorances. Ai ka pranuar se ka qene anëtar i partisë së Punës, por u shpreh se nuk mbante mend, nëse kishte marre pjese ne hetime politike, kritere për te cilat demokratet janë shprehur hapur, se janë te mjaftueshme për te rrezuar një kandidat. Për pasurinë e deklaruar kandidati Muçmata tha se ka një keq-llogaritje nga Inspektorati, pasi ajo nuk është e madhe. Gjate viteve te punës si drejtues i prokurorisë se Tiranes, i dekretuari i presidentit deklaroi, se nuk ka gatur ndërhyrje politike. Ndërsa për te korrigjuar sistemin e drejtësisë, Muçmata thotë se duhet nisur nga kontrolli mbi gjyqtaret. Ditën e mërkurë komisioni i ligjeve do te debatoje mbi cilësinë e 3 kandidateve për gjykatën e Larte, Bici, Como dhe Muçmata, dhe me pas relacioni do t'i dërgohet kuvendit për t'i votuar ne mënyrë te hapur ne baze te rregullores se re.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›