'> Withers serish kundër SHISH
Ne kulmin e debatit për ligjin e SHISH, ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers, ka përsëritur apelin e forte për qeverinë ne lidhje me miratimin e ndryshimeve qe kërkohen te kalohen ne parlament. Nga Kukesi, ku ndodhej për një vizite, diplomati amerikan la qarte te kuptohet, se nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim për sa i takon ligjit ne fjale, duke pohuar se ambasada amerikane, ka shprehur qe ne fillim opinionin, qe është dhe i Shteteve te Bashkuara te Amerikës. Ne kontestimin e bere publik kohe me pare, ambasadori Withers ka pohuar se drafti ne fjale është ne kundërshtim me standardet e NATO-s dhe se ky opinion mbetet i njëjte ne faqen zyrtare te ambasadës amerikane. Deklarata e diplomatit amerikan vjen ne një kohe kur parlamenti është përfshirë nga debatet për miratimin e këtij ligji, e kur PS dhe LSI janë shprehur kundër votimit te tij ne kuvend. Ambasadori amerikan, nga qyteti verior, është shprehur i kënaqur për vendimin e një dite me pare te gjykatës ndërkombëtare te drejtësisë, sa i takon ligjshmërisë se pavarësisë se Kosovës. Ai mësohet ta ketë cilësuar këtë një dite te shënuar. Edhe gjate qëndrimit zyrtar një dite përpara vendimit te Hagës, ShBA deklaroi se statusi i Kosovës është i pakthyeshëm.