'> Kosova ne feste pas vendimit te Hagës

Pas mbajtjes se një séance te jashtëzakonshme te kuvendit te Kosovës lidhur me vendimin pozitiv te gjykatës ndërkombëtare te Hagës, kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi duke folur për mediet theksoi se ky vendim shuan përfundimisht dyshimet për shtetet qe nuk e kane njohur Kosovën. Krasniqi tha se tashme pritet ne numri i vendeve qe kane njohur shtetin me te ri ne Ballkan te rritet. Pas fjalës se tij Krasniqi ftoi deputetet te mblidhen ne holl, ku me rastin e këtij vendimi historik u organizua një pritje festive. Ndërkaq festa është ndjere edhe ne rrugët e Kosovës, ku qytetaret kosovare brohorisnin me flamuj ne duar.