'> Denoncohet dhuna në familje
Në një kohe kur pothuajse çdo dite raportohen raste te dhunës ne familje, specialistet thonë se ne fakt nuk ka një shtim te saj, por janë te dhunuarit qe kane nisur te denoncojnë. Shefja e zyrës kundër dhunës ne familje ne Policinë e Shtetit Alma Gjurgji ne një interviste për vizion plus, shpjegon se dy vjet pas hyrjes ne fuqi te ligjit për dhunën ne familje, efektet pozitive te tij kane nisur te ndjehen ne te gjitha zonat e vendit Por specialistet janë te mendimit se ligji duhet te përmirësohet ne disa aspekte, dhe sidomos ne ashpërsimin e dënimit për dhunuesit, deri me burgim. Me hyrjen në fuqi të ligjit kundër dhunës në familje më 1 qershor 2007, ka pasur rritje të konsiderueshme të denoncimeve. Në 2007 policia kishte regjistruar 274 raste dhune, numër ky qe u trefishua ne vitin 2008 me 822 raste, ndërsa ne vitin 2009 janë raportuar rreth 1217 te tilla. Më shumë se 1000 gra në të gjithë Shqipërinë kanë aplikuar në gjykatë për të kërkuar mbrojtje ndaj dhunës së partnerit. Por ne një mase te madhe janë dhe prindërit qe kane kërkuar mbrojtje pasi dhunohen nga fëmijët.