E Shtunë, 31 Tetor 2026

... nje lule e vogel qe e kerkoja

Letersi/ Nje nga poetet me te medhenj grek te shek. XX Nikos Engonopulos ekskluzivisht ne shqip nga perkthimi i poetit Romeo ollaku Engonopulos gjen motive nga Shqiperia dhe shqiptaret i cili njihet dhe si nje nga piktoret me te shquar te surealizmit

NIKOS ENGONOPULOS

Tramvaj dhe akropol

le soleil me brucircle et me rend lumineux

shiut te prajte

tines

atmosferes se hirte

kalojne tramvajet

e tregut shkretan

-qe shiu e vrau-

drejt shkojne

stacioneve

te fundit

mendimi im

i mallengjyer

dhembshurisht i ndjek gjersa

te mberrijne

atje ku nisin arat

qe shiu i mbyt

stacioneve te fundit

cpikellim do ish -o Zot-

cpikellim

nese sma ngushellonte zemren

shpresa e mermereve

dhe pritja e nje rrezeje shndritese

qe jete te re do tu fale

rrenojave te madherishme

njelloj si

nje lule e kuqe

mes gjetheve te gjelbra

Lavde nen shi

I

le ti falim dicka Terezes se Jezu Krishtit

le ti falim dicka poetit te madh

le ti falim dicka edhe Pablo Pikasos

por te mos u falim kurrgje

shtatit te zi te puseve

deveve te vajtueshme te Vaktrianes

sahateve te erret te luftes

II

vajza e bukur

Zot

qe dashuronim

ishte si

ciklamine

ne

shtratin

mortor

le te pastrojme pantallonat tona te perbaltura

le te cikim harpat e krojeve

le tu prijme ciganeve drejt detit

le te vjelim gjinjte

e vashave tona

me te hijshme

Sindbad detari

tu autem eras interior intimo meo et

superior summo meo

Shenjt Agustini

laquoRrefimeraquo libri i trete VI.II

eshte shpesh shpirti im

nje rrugice ne Mikono

kur nis te ngryset

dhe grate zene

e shtrojne me dashuri

neper rruge

ne forma gjeometrike

monotone

gjithe qelqe blu

- gota blu

kana blu

deshira blu

violina

lule

zall

gjithcka

prej qelqi blu-

larg diellit

ne balte

ne rrugen

nga dielli kaloi

e ska ndermend

-gjithsesi-

te kthehet serish

mu atehere eshte

koha

kur dhe une

lehtas kaloj doren

mbi siperfaqen e kafkes sime

dhe e zhys drejt

-thelle-

brenda kokes

e nxjerr qe andej

mendjen

dhe vendos ne qetesi

substancat

e mia trunore

midis

gishtave

dhe kur gjithe

lengjet

vershojne

-pa ze-

perdhe

e vetme me mbetet

ne pellembe

-dhe gjallon-

nje lule e vogel

qe e kerkoja

qysh femije

dhe qe me ledhaton ballin

me duart e saj

te bardha

dhe me flet dhembshurisht

e me

thote

per endrrat

qe fershellejne ne nate

kaq qete

kaq brengosur

-si gishta

si lot-

midis germadhave

te

Palmires

midis

pallateve te vdekur

te Babilonise

me flet gjithashtu

per jeten

qe jetoj

qete

paqte

ne shtepine e madhe

shkretane

-qelq blu e gjitha-

atje ku jetojne

vec

zogjte

i vetmuar

i shtangur

neper telat

elektrike

te barkut te SAJ

dhe tek zemerohet rreth meje suferina

e ma mbulon

kuverten

e anijes

se shkrete

deti

i egersuar

me kembet

te zbathura

i ngjitem

direkut me te larte

dhe mbaj fort

ne duar

nje gote

prej qelqi blu

-keto duar

balli im

qe se djegin

rrufete

dhe shqiponjat-

dhe eshte gota blu

e qelqte

bash ajo

ku kam kallur

dy duart

e lageshta

qe rrezuar

me kane

nga gishtrinjte

lulen

e vogel

te bardhe

dhe nje tjeter qelq

i gjate

i gjate

blu

a roze

-nuk me kujtohet-

ku eshte

thjesht

AJO

..................

dhe zerat

trazojne

naten

si zera

si solo

te egra

me britma grash

shoqeruar

-natyrisht-

nga piano

violine

apo edhe

flaut

Shege = SO4H2

degjo lotet si rrjedhin

te ngjashem me drure qe sfeshferijne

te heshtur

e

shkretane

teksa nata bie

por kopshti

-them-

me dritaret e panumerta

ishte i paane

dhe blerimi i tij

arrinte poshte ndane detit

pikerisht atje ku fillon

ranishta e verdhe

te ajo ranishte

e verdhe

kenduam

-me duket-

kenget tona me te bukura

por atje

na gjuajten

me gure

e grushta

guralecesh

dhe guralecet ishin

dhembet

e bardhe epshore

te grave

qe dashuruam

U be e mbare te kalonin pyllin

pellumba letre

fluturonin neper

galerine e hijezuar

te pallateve

dhe cdo rrahje

flatrash

ishte edhe

veshtrimi i thelle

i nje vajze

renia e nje

guri

ne det

apo

premtimi

i harese

se larget

teposhte

teshat e holla pranverore

-me lulet shumengjyreshe-

qe i ledhatonte era

i veshen

statuja

qe dhe syte i kishin prej druri

e prej balte

floket

statuja

me emrin

Maria

me emrin

shishe

me emrin

yndyre

me emrin biciklete

me emrin

shkendije

Krejt si

ta meacutemoire pareille aux fables incertaines...

CH. BAUDELAIRE

KORI

ckerkoje

-fillikat-

ne ate ballkon

te gjate e te ngushte

me dantellen e zeze te gjate

neper nate

ckerkoje

tek flakje

poshte ne rruge

aq shume lule

dhe harene e nje nate

ckerkoje

tek vertiteshe fillikat

-me teshat e qiellit

veshur-

neper nate

midis kaleidoskopeve

dhe diten

midis motorave

te makinerive

je dielli

peshku

sandalli ndash direk

NIKOS ENGONOPULOS

Surealist i shquar grek poet e piktor. U lind me 21 tetor 1907 ne Athine ku edhe perfundoi studimet e larta ne Akademine e Arteve te Bukura. Mori pjese aktive ne luften italo-greke ne Shqiperi ku ra rob ne duart e pales kundershtare por ia doli te arratisej e te kthehej me kembe ne Athine. Pas clirimit punoi si pedagog ne Politeknikum. Ishte baba i dy femijeve nga dy martesa te ndryshme. Si ne poezi edhe ne pikture arti i tij u prit fillimisht ashper nga kritika dhe publiku grek krijimet e tij merreshin si shembuj te absurditetit dhe shpesh satirizoheshin neper skecet e estradave te kohes gjeste keto qe diktuan krijimin e nje karakteri te mbyllur. Nderkaq u perkrah menjehere jashte Greqie ai u perkthye dhe u perfaqesua me ekspozita pikture ne shume shtete te Evropes e Amerikes. Permbledhje poetike laquoMos i flisni shoferitraquo 1938 laquoPianot e heshtjesraquo 1939 laquoShtate poeziraquo 1944 laquoBolivar nje poeme grekeraquo 1944 laquoKthimi i zogjveraquo 1946 laquoEleusineraquo 1948 laquoLulezim i ligjerimit grekraquo 1957 laquoAtlantikuraquo 1964 laquoTri poezi dhe nje tabloraquo 1975 laquoLugines me trendafilishteraquo 1978. Ne vitin 1979 iu dha Cmimi Shteteror i Poezise. Perktheu poetet Lautreacuteamont Baudelaire Lorca Tzara Picasso etj. Ishte anetar i Shoqerise Estetike Greke dhe i Socieacuteteacute Europeacuteene de Culture. Vdiq me 31 tetor 1985.

Nje udhetim ne Elbasan

Nikos Engonopulos

I

Sot do kallezoj pershtypjet e udhetimit tim ne Shqiperi. Dhe para se gjithash duhet te them se nuk ka gje me te lehte gje me te thjeshte sesa te shkosh ne kete vend. Por per tia arritur qellimit eshte e domosdoshme te presesh festen e Shengjinit ne vere. Vetem atehere me tu ngrysur te permalluarit per shtegtime te largeta munden duke kapercyer zjarret te gjenden ne cqytet deshirojne.

Une dikur nje dite vetmie brengosese nje dite qe e kisha jetuar larg prej zogjve kaperceva me tu ngrysur zjarret qe kishin ndezur ne nje nga mehallet e thjeshta te Athines me deshiren e flakte te Shqiperise ne zemer. Kaperceva nje kaperceva dy. Hic. Heren e trete u gjenda sa hap e mbyll syte ne Elbasan.

II

Elbasani eshte nje qytet i madh te cilin jam ne gjendje ta pershkruaj me hollesi duke folur per nje kenge ndash ne gjuhe natyrisht te panjohur- me tri nota qe perseriten pa pushim monotonisht gjithe po ato nga mengjesi deri ne mbremje ne fyellin qe luan lypsari i verber ne qoshk te rruges.

Rrugicat ndash ne Elbasan ndash jane me te ngushta nga cmund te merret me mend dhe nga te gjitha anet ngrihen ca mure te zhveshur qe arrijne pothuajse deri ne qiell. Ste ze syri kund as porte e afermendsh as ndonje dege peme siper tyre.

III

Vertitesha neper kete qytet me kureshtje te madhe. Ne zemren time mbreteronte paqja dhe madje neper dhembe kendoja nje kenge femijerie.

Njerezit qe takoja rruges ishin shtatlarte dhe mbanin fustanella ca fustanella te gjata deri perdhe. Hapin e kishin te ngadalte laquote madherishem ndash thosha une me vete ndash sic e kane te gjithe ne Lindjeraquo. Disa mbanin feste te bardha ne koke e disa kapele tragjike grash me pende.

Mirepo befas nje ankth i pashpjegueshem me zaptoi zemren. Ata njerez nuk kishin sy I kisha vene re veshtrimi i tyre me shqetesonte Frika me shtangu me gozhdoi per goxha kohe atje me mbajti krejt te ngrire gojekycur. Dhe kur ia dola te shkundesha njefaresoj te vrapoja te kuptoja tekefundit cpo ndodhte pashe me tmerr tek po u behesha mbrapa se me tu kthyer ne qoshk te rruges ata vdireshin porsi enderr... Vdireshin per tu rishfaqur perseri ne qoshkun tjeter prej te cilit kishin ardhur dhe vazhdonin shetitjen ogurzeze pa e prishur gjakun.

Tashme nuk mbetej pike dyshimi. Ne kurrizin tim po luhej nje mashtrim i pashok. Vura re se kisha rene viktime naive e nje kurthi te turpshem e te llahtarshem. Mata ne cast permasat e gabimit tim dhe u ula perdhe e qava me lot te hidhur.

Mos i flisni shoferit

I

Disa shqiptare duke kercyer mendojne ti kthejne levizjet ne drejtime te tjere ne menyre qe femijet te mos kuptojne cjane hidherimet dhe zhgenjimet e jetes. Te mos i kuptojne para kohe keto gjera. Gjithsesi mendimet e shqiptareve ne fjale nuk shkojne dot me tej se guzhmat e dritareve. Kjo ndodh ngaqe nje italian qe i therrasin me emrin Gulielmo Cixi dhe ushtron profesionin e meremetuesit te instrumenteve frymore perpiqet ta mashtroje ciftin duke i montuar makines qepese Singer qe punon me sistem te vjeter kater hinka dy prej te cilave prej qelqi dhe dy te tjerat prej metali te zakonshem. Mos u trondisni ky eshte i vetmi imazh qe i erdhi ne ndihme rojtarit te verber te farit te ndjerit te zbulonte te fshehten e pusit.

II

fjale ne ere

I perjetshem qofte kujtimi i otomanit fisnik Ali Hanxhari qe kurre nuk u be nepunes i larte i Perandorise qe aq shume i dha njerezimit i ndihmuar prej atij italianit me emrin Gulielmo Cixi. E ketij mendimi eshte edhe zonja Artemida. Siguria e laquozonjes Artemidaraquo lehteson shpirtrat e paqete dhe i ndih se tepermi perpjekjes se poeteve franceze te shek. XVI per te themeluar shkollen e re me emertesen laquoPlejaderaquo. Sidoqofte askush nga ne nuk harron se murgu Shvarc zbuloi barutin. E keshtu me radhe...

Polikseni

Vampire kelthites dhe fllade te hekurt me sollen mbreme rreth mesnates ndersa dielli i drejtesise shndrinte ne kupe te qiellit kumtin e Dante Gabriel Rossetti-t Isidore Ducasse-it dhe Panaji Kutalianit. U ligeshtova se tepermi. Gjer me ate cast besoja tek vegimet falltare te tornitoreve prisja profecite e kaloresve mendjecartur shpresoja tek nderhyrjet metafizike te statujave. Me falte prehje mendimi i kufomes sime. I vetmi ngazellim per mua ishin oktapodet e flokeve te njeres. Perkulesha devotshmerisht dhe i puthja majat e gishtrinjve. Kur isha ende femije ne te perenduar te diellit rendja si i marre qe te mund te vidhja para se te ngrysej dordolecet e harruar neper bahce. Megjithate me iku ajo grua mund te them neper duar si te mos kishte qene kurre asgje me shume se nje vegulli mashtruese asgje me shume se nje cekic i rendomte. Ne vend te saj u gjet vetem nje pasqyre. Dhe kur u perkula per te pare pasqyren ne fjale nuk shqova tjeter vecse dy guralece njeri quhej Polikseni kurse tjetri Polikseni prape.

dy te paret poete i treti mundes grek.

Ndoshta

Breron... Por keq me vjen tjua them ishte ja nje shtepi nje shtepi e madhe shume e madhe. Ishte e shkrete. Nuk kishte asnje dritare dhe kish vec ballkone e nje tymtar te madh. Atje banonte nje vajze pa sy qe ne vend te zerit kishte nje lule. Me pyeti

- Cgozhdonit ashtu sot qe ne mengjes

- Ah asgje... asgje. Po flisja me Homerin.

- Me Homerin poetin

- Po me Homer poetin dhe me nje tjeter Homer ky nga Voskopoja qe jetoi gjithe jeten e vet neper peme si zog porse njihej si laquonjeriu i uresraquo ne mehallet ndane liqenit.

Maria neteve

Pikerisht te nesermen e dites qe vdiqa a me sakte qe me vrane mora te lexoja te gjitha gazetat per te mesuar sa me shume hollesi rreth ekzekutimit tim. Duket se kisha shkuar drejt litarit i shoqeruar prej nje shpure te rrepte. Kisha thone veshur e ngjeshur nje mantel ne ngjyre te verdhe kravate te rrjetezuar dhe perkrenare. Floket mi ngjasonin nje furce ndoshta bojaxhiu ndoshta pisheperkulesi. Pastaj ma flaken kufomen tutje ne nje kenete qe pat qene qemoti limeri i frengut Kartez dhe ku gjendej prej vitesh si sille per hutat dhe per nje prostitute me emrin Euterpe edhe kufoma e lavdishme e te paharruarit Karamanlaqis. Dhe ndersa peshperitej gjithandej se gjate asaj kohe ndodhesha per disa ne Maracaibo te Amerikes Jugore e per disa te tjere ne Pashaliman te Pireut une isha thjesht fare ne Elbasan te Shqiperise. Dhe e vetmja gje me vlere qe me qelloi te lexoja ato dite ishte nje leter tejet e gjate e italianit Gulielmo Cixi ketij miku te shtrenjte e te vetem te cilin sidoqofte nuk e njihja e madje nuk jam edhe aq i bindur nese ka ardhur ndonjehere ne kete bote. Me pak fjale gjithe permbajtja e letres ishte si me poshte laquoJeraquo thoshte duke nenkuptuar natyrisht Poliksenin laquoje nje gramafon i vjeter me hinke te bronxte poshte nje pelhure te zezeraquo.

Pisheperkulesi perbindesh mitologjik me te cilin u ndesh Tezeu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›