Perendite e kishin denuar Sizifin...

Alber Kamy
Perendite e kishin denuar Sizifin te ngjiste pa pushim nje shkemb ne maje te nje mali nga ku guri rrokullisej vetvetiu. Ato kishin gjykuar me te drejte se nuk ka ndeshkim me te tmerrshem se puna e padobishme dhe e pashprese.
Po ti besojme Homerit Sizifi eshte njeriu me i ditur dhe me i kujdesshmi midis te vdekshmeve. Megjithate sipas nje tradite tjeter ai terhiqej nga zanati i cubit. Nuk me duket se ka kontradikte. Opinionet jane te ndryshme per shkaqet perse u denua te bente ne ferr pune te padobishme. Para se gjithash e qortojne per mendjelehtesi ne sjelljet me perendite. Nuk i ruajti sekretet e tyre. Egina vajza e Azopit u rrembye nga Jupiteri.
I ati u befasua nga kjo zhdukje dhe u ankua te Sizifi. Ky i fundit qe kishte dijeni per rrembimin i premtoi Azopit ti tregonte me kusht qe ky ti jepte uje keshtjelles se Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit te ujit ai zgjodhi te dytin. Per denim u dergua ne ferr. Homeri na tregon gjithashtu se Sizifi kishte lidhur me zinxhire Vdekjen. Plutoni nuk mund ta duronte kete pamje te shkrete e te heshtur te mbreterise se vet.
Ai dergoi perendine e luftes qe te clironte vdekjen nga duart e ngadhenjimtarit.
Tregojne gjithashtu se Sizifit ne prag te vdekjes i hipi ne koke te vinte ne prove dashurine e gruas se vet. E urdheroi tia hidhte trupin e tij te lene pa varr ne mes te sheshit te qytetit. Per kete e cuan ne ferr. Dhe atje i zemeruar nga bindja aq e kundert me dashurine njerezore te se shoqes i mori leje Plutonit te kthehej ne toke per te ndeshkuar te shoqen. Por kur erdhi perseri mbi toke kur shijoi ujin e diellin guret e nxehte e detin nuk deshi te kthehej prape ne erresiren e sketerres. Thirrjet zemerimet e paralajmerimet rane ne vesh te shurdher. Edhe per shume vite ai jetoi ne harkun e gjirit prane detit te shkelqyer dhe buzeqeshjeve te tokes. U desh nje vendim i perendive. Merkuri erdhi dhe e kapi per zverku te pabindurin dhe duke e shkeputur nga gezimet e tij e coi me force ne ferr ku e priste shkembi i tij.
Kuptohet se Sizifi eshte heroi absurd. Ai eshte i tille si per pasionet ashtu dhe per vuajtjet e tij. Percmimi per perendite urrejtja e vdekjes dhe pasioni per jeten bene qe te vuaje nje denim te papare ku e gjithe qenia perpiqet te mos perfundoje asgje. Ky eshte cmimi qe duhet paguar per pasionet e kesaj bote. Asgje nuk na thuhet per Sizifin ne ferr. Mitet jane bere per te ndezur imagjinaten. Ne mitin e siperpermendur shohim vetem perpjekjet e trupit te tendosur per te ngritur nje gur te madh per ta rrokullisur dhe per tju ngjitur pambarim nje te perpjete dallojme fytyren e ngerdheshur faqen e mbeshtetur te guri nje shpatull nen gurin me balte rreshqitese nje kembe qe e mban dy duar qe e mberthejne sigurine plotesisht njerezore te dy duarve te bera plot balte. Ne mbarim te kesaj perpjekjeje te gjate te kufizuar nga hapesira pa qiell dhe koha pa thellesi qellimi arrihet. Atehere Sizifi shikon gurin qe ne pak sekonda rrokulliset drejt botes se poshtme nga ku duhet te ngrihet perseri per ne maje. Ai zbret ne fushe.
Pikerisht gjate kthimit gjate kesaj pauze Sizifi me intereson. Nje fytyre qe lodhet aq afer gureve eshte bere tashme gur vete E shoh kete njeri duke zbritur me hap te rende e te njejte drejt vuajtjes pa fund. Kjo ore qe eshte si nje frymemarrje dhe qe perseritet po me aq siguri sa edhe fatkeqesia e tij eshte ora e ndergjegjes. Ne cdonjerin nga keto caste kur ai zbret nga maja dhe zhytet ne strofkat e perendive ai qendron mbi fatin e vet. Eumlshte me i forte se shkembi i tij.
Nese ky mit eshte tragjik kjo ndodh ngaqe heroi i tij eshte i ndergjegjshem. Ne te vertete cfare vlere do te kishte vuajtja e tij ne qofte se cdo hap do te ushqente shpresen per tia dale mbane Punetori i sotem punon gjithe jeten ne te njejten vend pune dhe fati i tij nuk eshte me pak absurd. Por ai nuk eshte tragjik pervec rasteve kur behet i ndergjegjshem. Sizifi proletari i perendive i pafuqishem dhe i revoltuar e njeh gjithe shtrirjen e gjendjes se vet te mjeruar gjate zbritjes ai mendon per te. Qartesia e cila duhej ti shkaktonte vuajtje realizon ne te njejten kohe fitoren e tij. Nuk ka fat qe te mos perballohet me ane te percmimit.
Keshtu nese disa dite zbritja behet me dhembje ajo mund te behet gjithashtu me gezim. Kjo fjale nuk eshte e tepert. E perfytyroj ende Sizifin duke u kthyer te shkembi dhe dhembja eshte ne fillim. Kur pamjet e tokes nguliten fort ne kujtese kur thirrja per lumturi behet shume e rende ndodh qe trishtimi shfaqet ne zemren e njeriut ky eshte ngadhenjimi i shkembit eshte vete shkembi. Kjo fatkeqesi e pamase eshte teper e rende per tu perballuar. Keto jane netet tona te Getsemanit. Por te vertetat shtypese asgjesohen kur behen te njohura. Keshtu Edipi i bindet ne fillim fatit pa e ditur. Nga casti kur meson te verteten fillon tragjedia e tij. Por ne te njejten kohe i verber dhe i deshperuar ai zbulon se e vetmja lidhje e tij me boten eshte dora e njome e nje vajze te re. Atehere nje e folur e pamase oshtin Pavaresisht nga veshtiresite e medha mosha ime e thyer dhe madheshtia e shpirtit tim me bejne te mendoj se gjithcka eshte mire. Edipi i Sofokliut ashtu si Kirilovi i Dostojevskit na japin formulen e ngadhenjimit absurd. Urtesia e lashte takohet me heroizmin modern.
Nuk e zbulon dot absurdin pa ngasjen per te shkruar ndonje doracak per lumturine. Ej pse ne rruge kaq te ngushta... Por ka vetem nje bote. Lumturia dhe absurdi jane dy femije te se njejtes bote. Jane te pandashem. Do te ishte gabim te thoshe se lumturia lind detyrimisht nga zbulimi i absurdit. Mund te ndodhe qe ndjenja e absurdit te linde nga lumturia. Une mendoj se gjithcka eshte mire - thote Edipi dhe kjo fjale eshte e shenjte. Ajo oshtin ne gjithesine e egersuar e te kufizuar te njeriut. Ajo na meson se jo gjithcka eshte shteruar. Ajo debon nga kjo bote nje perendi qe kishte hyre aty me pakenaqesine dhe shijen e dhembjeve te panevojshme. Ajo e shnderron fatin ne ceshtje njerezore qe duhet te rregullohet midis njerezve.
Aty qendron i gjithe gezimi i heshtur i Sizifit. Fati i vet i perket atij. Shkembi eshte prone e tij. Po ashtu njeriu absurd kur keqyr vuajtjen e vet ben te heshtin te gjithe idolet. Ne gjithesine ku papritur eshte vendosur heshtja degjohen mijera zera te mrekulluar te tokes thirrjet e pavetedijshme e sekrete grishjet nga te gjitha fytyrat jane faqja tjeter dhe cmimi i fitores. Nuk ka diell pa hije prandaj duhet njohur nata. Njeriu absurd thote po dhe perpjekja e tij nuk rresht kurre. Ne qofte se ekziston nje fat vetjak nuk mund te kete fat te larte ose te pakten ekziston vetem nje fat per te cilin mendohet qe eshte fatal dhe i percmuar. Per cfare mbetet ai e di veten zot te diteve te tija. Ne kete cast te veshtire kur njeriu kthen syte nga jeta e vet Sizifi duke shkuar drejt shkembit sodit kete rrjedhe veprimesh pa lidhje qe behet fati i tij i krijuar prej tij i unifikuar nen veshtrimin e kujteses se tij dhe se shpejti i vulosur me vdekjen e tij. Per rrjedhoje i bindur per origjinen krejtesisht njerezore te gjithckaje qe eshte njerezore i verber qe deshiron te shohe dhe qe e di se nata nuk ka fund ai eshte gjithmone ne udhe. Shkembi vazhdon te rrokulliset.
Po e le Sizifin ne kembet e malit Gjithmone takojme barren e tij. Por Sizifi na keshillon nje besnikeri te larte e cila mohon perendite dhe ngre shkembinjte. Edhe ai mendon se gjithcka eshte mire. Kjo gjithesi ketej e tutje pa zoteri nuk i duket as shterpe as boshe. Cdo kokrrize e ketij guri cdo ndricim mineral i ketij mali te zhytur ne terr formojne ne vetvete nje bote. Vete lufta drejt majave mjafton per te mbushur zemren e njeriut. Duhet ta perfytyrojme Sizifin te lumtur.
Perktheu nga frengjishtja Petrit Sinani