1 Maji, protesta në Tiranë
Koha e keqe ka zhgënjyer një pjesë të madhe të punëtorisë dhe punonjësve të administratës në kryeqytet, që ditën e 1 Majit e shfrytëzojnë për të nxjerrë veshjet më të mira nga gardëroba dhe për t‘ju drejtuar kodrave të liqenit apo qoshkave të tjera për piknik. Të mbyllur në shtëpi, tashmë duket se nuk u mbetet tjetër veçse të presin ndonjë ditë me diell nga pjesa e mbetur e fundjavës. Por duket se moti pa diell ka penguar jo vetëm festimet, por ka "nxitur" dhe protestat, duke risjellë simbolikën e vërtetë të kësaj dite të veçantë të punëtorëve në mbarë botën.
Dhjetëra punëtorë, studentë, të rinj e të reja, pensionistë dhe të papunë u tubuan dje në mesditë në sheshin "Partizani i Panjohur", duke iu përgjigjur një thirrjeje të disa sindikatave të punonjësve, si dhe lëvizjes "Mjaft!", me moton "1 Maji nuk është festë". Pjesëmarrësit nisën të grumbullohen që në orën 10:30 në Rrugën e Barrikadave, duke nisur marshimin me flamuj dhe parulla drejt sheshit simbol të rezistencës antifashiste dhe të shndërruar në vitet e fundit të tranzicionit në një simbol të papunësisë. Një inaugurim i improvizuar i krizës ekonomike në Shqipëri shënoi fillimin e tubimit. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, Kol Nikolla, ka përuruar në mënyrë simbolike një pllakë ku ishin gdhendur shifrat e varfërisë dhe papunësisë, ku kjo e fundit kap shifrën prej 34 për qind.
"Kjo është një ditë e deformuar dhe e shndërruar në festë dhe konsum për të larguar fokusin e vërtetë të saj që është protesta e qytetarit, e njeriut të punës dhe çdo shqiptari tjetër për një jetë më dinjitoze. Kjo është një ditë kur njerëzit e robëruar nga shkëlqimi i konsumizmit duhet të ndërpresin qarkullimin e varfërisë së tyre dhe të ngrenë zërin", tha Kola. Ndërsa përfaqësuesit e lëvizjes "Mjaft!" theksuan se "kjo është një ditë e keqpërdorur në 20 vitet e tranzicionit". Pjesëmarrësit u bënë thirrje partive politike që të ndalin demagogjinë dhe premtimet boshe ndaj punëtorëve, të ofrojnë zgjidhje konkrete për papunësinë tragjike që mban të mbërthyer Shqipërinë prej 20 vjetësh dhe të lënë mënjanë retorikën mashtruese.
Disa nga sloganet e përdorura gjatë protestës ishin "Duam punë!", "Jo Shqipërisë 1 Euro", "Mos bli asgjë! Mos shit asgjë! Protesto!". Protestës iu bashkuan edhe dhjetëra të rinj dhe studentë, të cilët nën drejtimin e lëvizjes "Mjaft!" organizuan një skenë të hapur për të gjithë qytetarët, të cilët patën mundësinë të flasin me mikrofon, duke u vënë ata në vendin e liderëve politikë apo atyre të organizatave sindikale, për të folur drejtpërdrejt, pa ndërmjetësim. "Së fundi po vërehet një zgjim i ndërgjegjes së punëtorisë dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët po kuptojnë se festimi i një dite siç është 1 maji, është një anomali e cila vetëm përmes organizimit dhe solidaritetit mund të rikthehet në destinacionin e vet normal, si ditë proteste", vërejtën organizatorët e kësaj proteste. Sindikalistët përzgjodhën sheshin e "Ushtarit të Panjohur" për të protestuar kundër krizës ekonomike, varfërisë dhe papunësisë.