Selimi: Kosova dhe Shqipëri të bashkuara në BE. Sfidë, implementimi i marrëveshjes me Serbinë
Bashkim në BE, ai kombëtar i përket të ardhmes.Kështu ka deklaruar kreu i diplomacisë së Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi rreth mundësisë dhe tezës jo pak të artikuluar, madje edhe të shitur në treg nga aktorë politikë, bashkimit në një komb të vetëm Kosovë-Shqipëri. I ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare në RTV Ora News, Selimi vlerësoi se është me rëndësi të ketë vizion dhe program të qartë nga qeveritë e dy vendeve për një zhvillim të përbashkët ekonomik, shpirtëror dhe kulturor në të gjitha nivelet. Ambasadori kosovar ka qenë në të njëjtën linjë me Kryeministrin Thaci në vlerësimin e tij për marrëveshjen e arritur me Serbinë për veriun e Kosovës, duke e velrësuar si më të mirën e mundshme, përmes të cilës tha ai Kosova mori menaxhimin e këtij territori pas 14 vitesh udhëheqje të strukturave ilegaleserbe. Sipas tij nga marrëveshja fitojnë dy palët, ndërsa sfida kryesore mbetet zbatimi i saj. Selimi ka dhënë dhe një koment prej diplomati lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri, ku theksoi se është shumë e rëndësishme mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Si e shihni, si gjë të mirë marrëveshjen me Serbinë?
Pas diskutimeve të gjata mes dy Kryeminsitrave më në fund kemi një marrëveshje për shpërbërjen e strukturava paralele. Për 14 vite me radhë Kosova e ka pasur të pamundur të ushtrojë autoritetin e saj në këtë pjesë.
Vetëm kjo ishte pika më e rëndësishme?
Fokusi është tek kjo pjesë, duke ditur se veriu nuk ka zhvillim dhe menaxhohet nga Serbia përmes kontrabandave të ndryshme.
Serbët e Kosovës nuk pranojnë marrëveshjen?
Beogradi e ka dhënë përgjigjen e tij dhe mbështet marrëveshjen. Marrëveshja është mbështetur dhe përshëndetur edhe në Kosovë përgjigjësisht. Tashmë kryesore mbetet realizimi i marrrëveshjes, po aq sa është e rëndësishme që të binden dhe banorët e veriut.
Mediat raportuan se nuk pati rezultat takimii Dacic me serbët e veriut, cfarë nuk pranojnë?
Është rezistenca e parë e tyre. Por është detyrë e institucioneve të Kosovës që të realizojë këtë marrëveshje, por edhe presioni i Serbisë që i ka financuar këto struktura. Jurikisht ata duhet të ndërprejnë financimin, në marrëveshje thuhet që ky komunitet duhet të institucionalizohet në republikën e Kosovës. Qeveria kosovare ka plan konkret, sëpari duhet të bëhen zgjedhjet, ku të dalë një lidership i ri që do fillojë implementimin e marrëveshjes dhe respektimin e ligjeve të Kosovës. Reagimi i parë i tre komunave ka qenë që të shkojnë në referendum, e cila është kundërshtuar edhe nga Beogradi, nga Kosova po ashtu, pasi është antikushtetuese. Tani kanë hequr dorë nga referundimi dhe kanë vendosur ta cojnë në gjykatën Kushtetuese të Serbisë për interpretim. Në Kosovë marrëveshja është mbështetur gjerësisht në parlament edhe nga opozita, por është kundërshtuar nga VV.
Ka pas zëra se marrëveshja e ka bërë Serbinë aktor dhe faktor të brendshëm në Kosovë, qëndron kjo ?
Jo faktikisht kjo e ka larguar.
I ka mundësitë Kosova të vërë nën kontroll veriun në aspektin e sigurisë?
I ka mundësitë, ne kemi mbështetjen e BE dhe këtu vepron edhe EULEX. Po shqyrtohet koha për zbatim dhe mënyra si do të veprohet për implementimin e marrëveshjes. Në takimin në Bruksel, Serbia kërkoi kohë, mendoj se me 13-15 maj do fillojë veprimi.
Cfarë lëshoi Kosova?
Nuk ishte një marrëveshje që jep maksimumin e dëshiruar. Por është hera e parë që takohen dy Kryeministrat dhe bisedojnë për këtë cështje kur 1 vit apo 2 përpara Serbia ka qenë totalisht kundër. Kemi një ralitet që ka ecur përpara, është defacto. Çdo politikan serb që ka pretenduar të fitojë zgjedhjet e ka shfrytëzuar cështjen e Kosovës.
Thaci tha se më këtë marrëveshje u realizua njohja defacto e Kosovës nga Serbia, sa e vertëtë është?
E gjithë kjo lë të kuptohet se Serbia po drejtohet drejt BE. Vetë takimi mes dy Kryeminsitrave lë të kuptohet se Serbia gradualisht duhet të reflektojë për Kosovën.
A do ketë falje nga Serbia për luftën në Kosovë?
Duhet të ndodhë, Serbia ka bërë krime të mëdha në Kosovë, ka ndodhur një genocid, dëbim i njerëzve , shkatërrim i pronës. Serbia duhet ta pranojë një ditë dhe të kërkojë falje. Kemi një deklarim të Presidentit serb, ku kërkon falje ndaj Serbrenicës.
Keni garanci që serbët do respektojnë marrëveshjen?
Të gjitha bisedimet janë ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA, të cilët janë dhe garant të marrëveshjes. Besoj që do realizohet dhe mekanizmat e brendshëm do luajnë rolin e tyre.
Cfarë ka ndikuar tek Serbia për tu ulur me Prishtinë për të negociauar?
Së pari ka të bëjë aspirata për integrimin në BE. Serbia e ka parë që është e papërballueshme të financohet një strukturë jolegjitime. Besoj që edhe vetë Serbia e ka kuptuar se është një rrugë pa krye, por ka qenë edhe presioni i Kosovës në institucionet ndërkombëtare, ku këta të fundit kanë luajtur rolin e tyre. Normal që dashuria për Kosovën nuk e ka shtyrë Serbinë në këtë drejtim, pra ska qenë një vullnet i vetë qeverisë serbe për negociim, por presioni i ndërkombëatërve.
Po Kosovën?
Qeveria ka një strategji për të zhvilluar Kosovën. Në këtë rast Kosova ka fituar se po fillon ta menaxhojë veriun pas 14 vitesh. Kosova ka fituar në aspektin e brendshëm por dhe politikën e jashtme, kryesisht për ato shtete që se kanë njohur Kosovën. Cdo qytetari i ka interesuar menaxhimi i pjesës veriore, ku kanë vepruar struktura kriminale, ku janë bërë kontrabanda të ndryshme të cilat reflektojnë direkt dhe në buxhetin e Kosovës.
A do të pasohet marrëveshja me njohje të reja për Kosovën?
Është e drejtë e atyre shteteve, por jurikisht u është hapur rruga për të mos nxjerrë arsye, me përjashtim të atyre shteteve që kanë të njëtat probleme të brendshme.
A është konsultuar Thaci për këtë marrëveshje?
Nuk ka pasur nevojë të konsultohet, ka marrë një mandat nga Parlamenti që të vazhdohet me bisedimet, ka grupin e ekspertëve të tij. Me mbylljen e marrëveshjes mori mbështetjen e 2/3 të parlamentit.
Kosova 5 vjet shtet me shumë probleme, çfarë duhet biseduar?
Kosova në fakt ka probleme të brendshme në zhvillimin ekonomik, ka shumë të papunë, kryesisht të rinj. Por problemi i Mitrovicës është problem kryesisht politik dhe pa u zgjidhur kjo nuk mund të ketë zhvillim. Kosova ka probleme të shumta sa i përket ligjit, gjyqësorit dhe qeveria e Kosovës është duke punuar në këtë drejtim.
Pse qeveria Thaci nuk po arrin të ketë rezultate në luftën kundër korrupsioni?
I gjithë Ballkani e vuan këtë pjesë. Kosova më shumë, si një shtet i ri, por qeveria ka mekanizma përmes të cilave e lufton. Korrupsioni duhet të denoncohet nga vetë qyetarët, pasi tregon një degradim të shoqërisë, është kanceri i të gjitha zhvillimeve ekonomike. Një rol të madh kanë luajtur edhe organizatat joqeveritare. Duke ndëshkuar persona të akuzuar për korrupsion do ti vihet fre këtij fenomeni.
Jemi të ngjashëm në këtë drejtim, një nga arsyet që Shqipëria dështoi edhe me statusin?
Ndoshta në një të ardhme jo të largët do të zhvendosim këtë dukuri. Shqipëria ka merituar të ecë përpara, duhet të ishte në BE. Janë probleme të brendshme në Shqipëri që skanë mundur të gjejnë frymën e bashkëpunimit për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga BE. Shqipëria e ka mbështetur në cdo aspekt Kosovën, në të gjitha njohjet.Politika e Jashtme mes dy vendeve është shumë e kordinuar.
Qyetarët shqiptarë kanë hedhur paralele mes shtrëngimit të duarve ThaciDacic dhe mjungesës së një akti të tillë mes dy aktorëve kryesore politik në Shqipëri?
Shqiptarët do dalin në votim në 23 qershor, shpresoj që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Sdua të kometoj shumë raportet mes dy liderve të mazhorancës dhe opozitës, por në momente të caktuara aktorët politike duhet të bashkohen për interesa madhore të vendit. Duhet gjetur forcë dhe kalohen disa parime partiake. Shqipëria është anëtare e NATO-s, duhet të anëtarësohet sa më shpejt në BE.
Mos vallë Thaci e ka bërë edhe për kredo personale marrëveshjen?
Thaçi ka dëshmuar në shumë aspekte, gjatë luftës, udhëheqjen e takimit në Rambuje, ka ndjekur procesin dhe në Vjenë.Ai ka dëshmuar personalite të fuqishme, duke pas dhe mbështetjen e forcave të tjera politike qofshin ato të pozitës edhe opozitës. Mendimi i VV është shumë korrekt, është shqetësim që e kanë shumë qytetarë por duhet të presim frytet e marrëveshjes për të dhënë vlerësime. Kam besimin se me mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve do ketë sukses.
Më e vështirë lufta apo negociatat për paqen?
Në disa aspekte është lufta. Është moment i fundit kur shterohen të gjitha mekanizamt për negociata. Ishte një represion shumë i madh ku humbi legjitimiteti i kosovarëve për të jetuar në vendin e tyre. Lufta ka pasoja shumë të mëdha ku qytetarë të pafajshëm humbin jetën ga