1 Maji, shqiptarët mbyllin ahengun dhe nisin protestat
Punëtorët, dje, në protestë tek “Ushtari i panjohur”. Të papunët thyejnë traditën: “1 Maji nuk është festë”
Jonida Tashi
Mbaron “stina e ahengut” për festën e 1 Majit dhe nisin protestat. Për herë të parë shqiptarët kanë “thyer” traditën dhe janë ndërgjegjësuar se kjo nuk është një ditë festimesh, por e kundërta. Megjithëse tradicionalisht popullit tonë i ka vluar në gjak dëshira për të festuar, madje edhe kur s’ka pasur raste të tilla, kriza ekonomike dhe varfëria i ka detyruar ata që këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara, të dalin në protestë. Qindra punëtorë, studentë, të rinj e të reja, pensionistë dhe të papunë, tubuan dje në mesditë në sheshin “Ushtari i panjohur” duke iu përgjigjur një thirrjeve të disa sindikatave të punonjësve si dhe lëvizjes “Mjaft” me moton “1 Maji nuk është festë”.
Tubimi
Pjesëmarrësit nisën të grumbullohen që në orën 10:30 në Rrugën e Barrikadave, duke nisur marshimin me flamuj dhe parulla drejt sheshit simbol të rezistencës antifashiste dhe të shndërruar në vitet e fundit të tranzicionit në një simbol të papunësisë. Një inaugurim i improvizuar i krizës ekonomike në Shqipëri shënoi fillimin e tubimit, ku morën fjalën përfaqësues të sindikatave, të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë. Pjesëmarrësit u bënë thirrje partive politike që të ndalin demagogjinë dhe premtimet boshe ndaj punëtorëve, të ofrojnë zgjidhje konkrete për papunësinë tragjike që mban të mbërthyer Shqipërinë prej 20 vitesh dhe të lënë mënjanë retorikën mashtruese. Disa nga sloganet e përdorura gjatë protestës ishin: “Duam punë!”, “Jo Shqipërisë 1 euro”, “Mos bli asgjë! Mos shit asgjë! Protesto!”.
Ndërgjegjësimi
Protestës iu bashkuan edhe dhjetëra të rinj dhe studentë, të cilët, në drejtimin e lëvizjes “Mjaft”, organizuan një skenë të hapur për të gjithë qytetarët, të cilët patën mundësinë të flisnin me mikrofon duke u vënë ata në vendin e liderëve politikë apo atyre të organizatave sindikale, për të folur drejtpërdrejt, pa ndërmjetësim. Së fundi në vendin tonë po vërehet një zgjim i ndërgjegjes së punëtorisë dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët po kuptojnë se festimi i një dite siç është 1 Maji, është një anomali, e cila vetëm përmes organizimit dhe solidaritetit mund të rikthehet në destinacionin e vet normal, si ditë proteste.
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës. Në tetorin e vitit 1884 Federata e Sindikatave të Organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve caktoi 1 Majin e 1886-s si datë kufi, përtej së cilës punëtorët amerikanë do të refuzonin të punonin më shumë se tetë orë në ditë.
2 Maj 2009