E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo, mohon zerat e largimit

Zhurma e krijuar, per ndonje largim te mundshem te Ronaldinjos nga ekipi i Milanit eshte thjesht zhurme dhe nuk ka asgje te vertete ne kete mes. Ronaldinjo nuk do t'i bashkohet ne fund te ketij sezoni Fenerbahces dhe kjo, konfirmohet nga vellai i lojtarit, qe eshte njekohesisht edhe agjenti i lojtarit. Sipas medieve italiane, 21 milione euro jane hedhur nga klubi i Stambollit, qe ylli brazilian i futbollit, te jete me tej pjese e ekipit te tyre. Kuqezinjte e kane cilesuar kete nje spekulim te mediave dhe sipas tyre, braziliani eshte nje lojtar i rendesishem dhe ben pjesen ne planet e Milanit, per edicionin e ardhshem. Por vellai i brazilianit te Milanit, i ka hedhur poshte zerat, pas nje prononcimi dhene dje cka qetesoi edhe tifozet milaniste. "Ne nuk deshirojme qe te largohemi nga Milani", deklaroi De Asis, vellai i Ronaldinjos. Por paraqitja jo e mire e brazilianit, e kane lene te hapur mundesine e ndonje largimit te tij, ne merkaton e Veres, Ronaldinjo nuk eshte ne lartesine e pritshme dhe kjo gje mund te sjelle edhe shitjen e tij, nese do te kete oferta te majme, sikur flitet per oferten e Fenerbahces.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›