E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera: Niveli i papunësisë është 13.26 përqind

Ministri i Punës Spiro Ksera ka deklaruar gjatë këtij viti është ulur papunësia në vend.  Ndërsa ka publikuar sot të dhënat për papunësinë në vend, Ksera theksoi se nga 13.7 përqind që ka qënë një vit më parë kjo shifër ka shkuar në 13.26 përqind.
 

Sipas tij problem mbetet punësimi I të rinjve duke premtuar se qeveria do të ndërmarrë nisma të reja për punësimin e tyre. Ai gjithashtu siguroi se paga minimale do të diskutohet në Këshillin Kombëtar të Punës dhe pritet që të rritet deri në 21 mijë lekë të reja.

“Do të rishikohet paga minimale ajo do të rritet nga 20 000 në 21 000. Ndërsa zërave të opozitës për problematikat e punësimit, ne u themi kemi hapësirat dhe projekte punësimi që mbështesin edhe gratë për punësim në mënyrë që të arrihen vende sa më të mira të punës”, u shpreh Ksera.


Ministri i Punës theksoi gjithashtu se mundësi të veçanta punësimi janë krijuar edhe për të huajt ndërsa theksoi se ëshë dhënë një numër i konsiderueshëm i lejeve të punësimit për të huajt në vendin tonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›