E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja FazllicPS-PD debate nëKomisionin e Ligjeve

TIRANË- Raportimi i Ministrisë së Drejtësisë, mbi shkeljet që ky institucion ka konstatuar në punën e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2009, është kthyer në objekt debati mes maxhorancës e opozitës në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.

Raporti prej 30 faqesh i prokurorisë i prezantuar nga vetë ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani është hedhur poshtë nga deputetët e PS, të cilët kanë kërkuar që brenda tij të përfshihet edhe dosja Fazllic.

Sipas deputetit Sajmir Tahiri kërkesa e kësaj dosjeje nga ministri është shkelje ligjore dhe duhet të ishte përfshirë në raport.
“Ministri I Drejtësisë ka shkelur ligjin, psi ka shkuar në zyrën e prokurorit dhe ka kërkuar dosjen Fazllic. Ky është një veprim antiligjor”

Ndërsa deputetja Ligori e ka quajtur këtë raport teknik, pasi “nuk adreson përgjegjësi".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›