E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama çon në Athinë çiftin Ruçi-Balla të sulmojnë OSBE-në, pse çertifikuan zgjedhjet e 28 qershorit

Nuk ndalen sulmet enveriste dhe filosllave të Edi Ramës ndaj Perëndimit. Ditën kur presidenti rus Medvedev kërkon shpërndarjen e NATO-s dhe të OSBE-së, kreu socialist dërgon në Athinë dyshen Ruçi-Balla, që në punimet e asamblesë së OSBE-së, të provokojnë skandal, pse OSBE ka çertifikuar fitoren e Berishës në zgjedhjet e fundit parlamentare

Politika haxhiqamiliste e Edvinit ka nisur dje për në Athinë një delegacion që ndërthur brezat e politikanëve të nomenklaturës, me synimin për të realizuar në mënyrë krijuese sulmin final, që e majta e rrugës po kërkon t’i japë OSBE-së. Fraza nuk është fantashkencë, por porosi që Edi Rama u ka dhënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës, pak para nisjes së tyre për në Athinë, ku do të mbajë punimet, asambleja vjetore e OSBE-së. Kjo organizatë ka gëzuar gjithë këto kohë një nam të keq ndër të majtëst, pasi ka qenë një kundërshtare e heshtur e të gjitha tentativave të tyre për manipulimin e zgjedhjeve, fillimisht si konsulente në procesin e hartimit të Kodeve Zgjedhore, dhe më pas si denoncuese e shpërdorimeve elektorale, në funksionin e monitorueses dhe vlerësueses së proceseve zgjedhore. Por pas 28 qershorit, ndaj OSBE-së po ushqehet një armiqësi e ngjashme me fatëa-t që lëshonte Enver Hoxha ndaj saj, kur u themelua më 1973 (atëhere me emrin e KSBE-së), për shkak se misioni mjaft i madh i vëzhguesve të kësaj organizate - rreth 500 - të gjithë profesionistë të vëzhgimit të zgjedhjeve, i çertifikuan këto zgjedhje si më të mirat që kishin organizuar shqiptarët dhe që si proces – përgjithësisht – përmbushën standardet ndërkombëtare.
Ky vlerësim shkatërroi gjithë projektin e Edvin Ramës për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe sponsorizimin e destabilizimit të vendit, përmes zbritjes në rrugë të përzierjes së militantëve të painformuar me falanga kriminale, prandaj edhe Edi Ramës i duhet të marrë masa. Për në Greqi ka nisur Gramoz Ruçin, një politikan mjaft të njohur për misione incognito dhe që sipas kryeministrit Berisha ka shkuar përtej kufirit i veshur mjaft lehtë (me minifund), si dhe Taulant Ballën, i cili zotëron pasionin për të sulmuar ndërkombëtarët, të cilin e ka fituar që gjatë kohës së ekzilit të përkohshëm jashtë vendit, ku dha prova të mjaftueshme se ishte pak i dhënë, si pas familjes, si pas fëmijëve, ashtu edhe pas aspiratës së shqiptarëve për integrim në BE.
Këta dy politikanë, pak atdhetarë, por shumë të etur për ta shkatërruar OSBE-në janë sot në Athinë, jo për t’u qarë para autoriteteve që kanë çertifikuar zgjedhjet, por për t’u kërkuar atyre llogari, njëlloj si dikur Enveri.
Ajo që vlen për t’u përmendur është fakti se në të njëjtën ditë kur Ruçi e Balla marrin misionin që të bëjnë skandal në asamblenë e OSBE-së në Athinë, që nga Moska, presidenti rus Dimitri Medvedev kërkon as më pak e as më shumë, por shpërndarjen e OSBE-së. Është interesante vëzhgimi se si puqen synimet e pasardhësit politik të Enverit me synimet gjeostrategjike të pasardhësit institucional të Stalinit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›