E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Ne nentor hipotekat ne dore

Brenda 6 muajsh do të hipotekohet cdo apartament në Tiranë. Eshtë ky angazhimi i shprehur nga kandiati për kryetar të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në njësinë bashkiake numër 5.

Ndërsa ka prezantuar kandidaten për kryetare të njësisë bashkiake, Erisa Xhixho, Basha premtoi se pas 9 majit qytetareve do t’u ofrohet një bashki dhe kryebashkiak i një lloji të ri që do shohë dhe degjojë problemet e qytetareve.

“Përpos vendosmërisë time për të hipotekuar dhe për të kthyer në kapitale në duart tuaja banesat ku ju jetoni, po kështu jam i vendosur, jo të zmbraps por të rikrijon bashkë me ju hapësirat e gjelbra që sot mungojnë. Hapi i parë është hedhur me kthimin e një hapësire të gjelbër, të projektuar për tu betonizuar, hapësirës të ish klubit sportiv “Dinamo”. Jam krenar që pata mundësi të bëj këtë për sportin, për lagjen tuaj, për Tiranën. Para se të vija këtu, dola nga banesa ku ishte edhe vajza ime 4 vjeçare. Më pyeti se ku po shkoj dhe i thashë që po shkoj në një takim. Për çfarë do flasës më tha. Për gjëra të ndryshme. A ka të vegjël aty? Mund të ketë i thashë unë. Po çfarë do t’u premtosh të vegjëlve? Ia ktheva me një pyetje se çfarë kërkon që t’i premtoj të vegjëlve nga ty ? U mendua fare pak dhe më tha –‘jepu një përqafim nga unë’. Pastërtia e shpirtit e të vegjëlve tanë na tregon se ku duhet të fillojmë. Ne kemi vendosur së bashku të ofrojmë një përqasje të re qeverisëse. Një bashki dhe një kryebashkiak të llojit të ri, një bashki me zemër për qytetin dhe qytetarët. Konflikti politik nuk është rruga e zgjidhjes, aq më pak rruga e vetme për qytetin tonë. Ne kemi vendosur së bashku një pakt zemrash, Tirana jonë është e para, ju jeni të parët”, deklaroi Basha.

Lulzim Basha shprehu në këtë takim, angazhimin dhe përkushtimin e tij për ndërtimin e unazës së madhe e cila cliron trafikun, përmirëson cilesinë e udhëtimit dhe të ajrit në kryeqytet, sikundër hap mbi 5 mijë vende të reja pune. Po kështu, Basha tha se do të ndërhyhet në lagjet e Tiranës për ti asfaltuar dhe krijuar hapësira të gjelbra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›