E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 maj, edhe në Kosovë ska protestë

Aktivistë të VV-së para zyrave të BSPK-së

Në Kosovë, si në pak vende të tjera në botë, 1 maji, Dita e Punëtorëve, ka qenë më shumë një ditë feste. Për këtë fakt, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, akuzojnë Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Disa mbështetës të VV-së kanë shkruar në muret e zyrës së BSPK-së shënimin Shhhhh, BSPK po flen!.

“Çdo ditë e më shumë po thellohet gjendja e rëndë e punëtorit, pra çdo ditë e më shumë po shtohet nevoja për mobilizim të punëtorëve. BSPK-ja gjithashtu u arsyetua për pasivitetin e saj, duke thënë se punëtorët më 1 Maj shkojnë për të pushuar. Ky pasivitet mundësohet nga BSPK-ja, e cila e ka përgjegjësinë e organizimit të klasës punëtore dhe nuk po e realizon atë. Punëtorët duhet të organizohen dhe këtë përgjegjësi e ka BSPK”, thanë të rinjtë e VV-së. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›