Një vit nga vrasja e Bin Laden, Obama vizitë surprizë në Afganistan
Presidenti Barak Obama ka njoftuar një vizitë të papritur në Afganistan, një vit nga dita kur lideri i Al Kaedës, Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane, në Pakistanin fqinj.
Mësohet se Obama ka planifikuar ti drejtohet kombit me një fjalim televiziv rreth orës 7:30 me orën lokale, nga baza ajrore e Bagramit në Afganistan. Gjatë kësaj vizite, Obama do të nënshkruajë edhe një marrëveshje me presidentin e vendit, Hamid Karzai për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.
Udhëtimi i Obamës, është mbajtur në fshehtësi për shkaqe sigurie. Kjo vizitë e Obamës vjen edhe në përvjetorin e nëntë të fjalimit të Bushit “Misioni u kryerreth luftës në Irak.
Obama ka vizituar më parë Afganistanin në mars të vitit 2010 dhe në dhjetor po të 2010-s, dhe udhëtoi për në Irak në prill 2009-s.