Varfëria, vetë helmohet 40-vjeçari

Foto ilustruese
Një burrë rreth të 40-ve i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetë helmuar me fotoksin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku Shtetasi Ilir Hida, 40 vjeç i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme duke u vetë helmuar me fotoksinë.
Mësohet se 40-vjecari ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, ku ka qenë e kotë përpjekja e bluzave të bardha për ta sjellë në jetë.
Sipas policisë shkak i vetëhelimit të Hidës dyshohet të kenë qenë kushtet e vështira financiare. /E.L/