Obama, vizitë surprizë në Afganistan

Obama në Afganistan (foto AFP)
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka mbërritur në Afganistan për një vizitë të paparalajmëruar. Ai do të nënshkruaj një marrëveshje me presidentin afgan, Hamid Karzai, lidhur me marrëdhëniet në të ardhmen mes dy vendeve. Marrëveshja parashikon prezencën e forcave të SHBA-ve edhe pas vitit 2014, kur të gjitha forcat e NATO-s duhet të jenë larguar. Kjo marrëveshje e përcakton Afganistanin si aleatin kryesor të SHBA-ve jashtë koalicionit të NATO-s.
Vizita është kryer në 1-vjetorin e vrasjes së Osama bin Ladenit. Një vit më parë forcat speciale të SHBA-ve, ndërmorën një sulm në Abotabad në Pakistan ku vranë liderin e Al Kaedës.
Në një kohë kur Obama po synon rizgjedhjen po përpiqet ta portretizojë arritjet në politikën e jashtme si sukses. Pasi të takohet me Karzain, ai do të mbajë edhe një deklaratë për luftën në Afganistan në Bagram. /BBC/
Përgatiti: F.S