E Shtunë, 31 Tetor 2026

Molla kundër kancerit

Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 18:47

Disa studime të reja kanë shpjeguar se pektina dhe ekstraktet e pranishme në lëngun e mollës besohet se kanë veti anti-karcinogjene.

Këto studime kanë treguar se pektina, një heteropolisakarid i pranishëm në frutën e mollës, si dhe ekstraktet të cilat janë të pranishme në lëngun nga molla, ndihmojnë në formimin e substancave anti-kancerogjene gjatë procesit të fermentimit në zorrën e trashë dhe në këtë mënyrë ndihmojnë që të pengohet zhvillimi i kancerit.

Këto studime kanë shpjeguar se pektina dhe ekstraktet, në veçanti, e rritin nivelin e butiratit, një ester apo kripë e acidit butirik, i cili besohet se ka veti anti-kancerogjene .

Duke marrë parasysh se mollët janë njëri nga frutat të cilat konsumohen më së shumti, dhe se karcinoma e zorrës së trashë hyn në grupin e kancereve më të shpeshtë, këto të dhëna tregojnë një dobi të konsiderueshme dhe për këtë arsye duhet të shtohet gjithnjë e më shumë konsumimi i frutave të mollës. (Telegrafi)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›