Faqja Daffy & Genta fans
Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 18:50
Një faqe interesante është duke qarkulluar në Facebook, e cila mban titulli “Dafina Zeqiri & Genta Ismajli Fans”.
Deri më tani ka mbledhur afër 10 000 adhurues. Dy këngëtaret dihet se nuk kanë pasur marrëdhënie edhe aq të mira së bashku, ndërkaq gjatë ndarjes së kurorës Miss Kosova Universe ato shumë pak janë parë duke komunikuar ndërmjet veti.
Thuhet se ato i kanë bërë edhe këngë ku kritikojnë njëra-tjetrës. Pavarësisht kësaj, dikush në këtë faqe vazhdimisht ka postuar mesazhe se nuk është një faqe e bërë me vetëdëshirë të Dafinës, duke ja lënë fajin fansave të Gentës.