E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 milion pushues në Shqipëri vetëm në gusht

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 18:28

1 milion pushues kanë vizituar Shqipërinë vetëm gjatë muajit gusht.

Nisur nga numri i lartë i pushuesve në vendin tonë kuptohet se Shqipëria ka qenë e vazhdon të jetë destinacioni më atraktiv për pushuesit e Evropës qendrore dhe perëndimore, përfshirë këtu edhe emigrantët shqiptarë që zgjedhin vendlindjen për pushime.

Pika kufitare me kalimet më të mëdha është pika kufitare e Morinit e cila pasohet nga pika kufitare e Muriqanit ne Shkodër.

Nëpërmjet pikës kufitare të Kukësit ku përfshihen Morini, Orgjosti, Shishtaveci, Qafë-Morini dhe Qafë-Prushi kanë hyrë gjithsej 365 mijë e 534 shtetas ndërsa kanë dalë 246 mijë e 684 shtetas.

Ndërkohë, pika kufitare e Shkodrës ku bëjnë pjesë Muriqani, Bashkimi dhe Hani i Hotit kanë hyrë gjithsej 132 mijë 326 persona, ndërsa kanë dalë 151 mijë 249 shtetas.

Nëpërmjet pikës kufitare të Korçës ku përfshihen Kapshtica, Qafë-Thana, Tushemishti dhe Gorrica kanë hyrë gjithsej 141 mijë 237 persona, ndërsa 124 mijë 475 kanë dalë.

Kanë kaluar përmes pikës kufitare të Gjirokastrës ku përfshihen Kakavija, Tre Urat dhe Sopiku kanë hyrë gjithsej 102 mijë e 079 shtetas të huaj e shqiptarë ndërsa kanë dalë 101 mijë e 455.

Nga aeroporti i Rinasit gjithsej kanë hyrë 81 mijë e 093 pushues, ndërsa kanë dalë 76 mijë e 780 persona.

Nëpërmjet portit te Durrësit kanë hyrë gjithsej 75 mijë e 277 persona ndërsa kanë dalë 66 mijë e 791 të tillë.

Nëpërmjet 4 pikave kufitare nën juridiksionin e policisë kufitare të Vlorës ku përfshihen Porti i Vlorës, Sarandës, Qafë-Botës dhe Ripsit kanë hyrë 58 mijë e 134 pushues të huaj dhe shqiptarë, ndërsa kanë dalë 47 mijë e 370 shtetas.

Nëpërmjet pikës kufitare të Dibrës kanë hyrë gjithsej 10588 shtetas, ndërsa kanë dalë 11201 shtetas.

Edhe pse jemi drejt fundit të muajit gusht, vendi ynë vazhdon të presë pushues të shumtë, e kjo falë shërbimit të përmirësuar, çmimeve konkurruese, resurseve natyrore të vendit tonë, por edhe temperaturat e larta të cilat do të vazhdojnë dhe në muajin shtator. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›