E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohet Mourinho

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 17:25

Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka hapur hetime ndaj trajnerit të Real Madrid, Jose Mourinho, pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes në mes të tij dhe ndihmës trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova, në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës, të cilën e fituan katalunasit.

Pamjet televizive tregojnë se trajneri spanjoll ia futi gishtin në sy ndihmësit të Pep Guardiolas, i cili më pas ia ktheu, duke e shtyrë.

Braziliani Marcelo e gjermani Ozil tek Real Madrid dhe spanjolli David Villa nga Barcelona, u ndëshkuan me karton të kuq në këtë rast dhe janë dënuar me nga një ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›