“Johnson Controls” me fabrikë të re në Maqedoni
Kompania amerikane “Johnson Controls” në muajin tetor do të fillojë me ndërtimin e fabrikës së re në Shtip për prodhimin e karrigeve të veturave, shkruan sot revista “Kapital”.
Përfaqësuesit e kompanisë javën e kaluar janë takuar me përfaqësues të Qeverisë për të precizuar detajet mbi ndërtimin e fabrikës së re, ndërsa menjëherë pas kësaj Qeveria pritet të shpallë investimin e dytë amerikan.
Ndërtimi i fabrikës së re do të vendoset në zonën ekonomike në Shtip, ndërsa aty pritet punësimi i mbi 1.500 punëtorëve. Kryeministri Nikolla Gruevski javën e kaluar paralajmëroi se së shpejti do të hyjnë dy investitor të rëndësishëm, por duke mos dhënë detaje mbi kompaninë. Johnson Controls më shumë se pesë vite ka hapur fabrikën për pjesë të ndryshme në zonën ekonomike në Bunarxhik të Shkupit. (INA)