E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strauss-Kahn lirohet nga akuzat

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 19:36

Një gjykatës i Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë akuzat për sulm seksual kundër ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn.

Ky hap vjen pas ngritjes së dyshimeve në lidhje me kredibilitetin e viktimës së supozuar, Nafissatou Diallo.

Prokurorët thanë se mospërputhjet në dëshminë e saj “dëmtojnë shanset e tyre për ndjekjen penale të rastit”.

Diallo ka akuzuar Strauss-Kahnin se ka bërë përpjekje ta dhunojë, derisa ajo pastronte dhomën e tij të hotelit.

Strauss-Kahn u arrestua nga policia në aeroplanin që do të shkonte për Francë, ndërsa vetëm disa ditë më vonë dha dorëheqjen nga posti i shefit të FMN-së.

Ai u mbajt në burgun e Nju Jorkut, para se të vihej nën arrest shtëpie.

Akuzat thuhet të kenë shuar shanset e Strauss-Kahnit për t’u bërë president i Francës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›