E Shtunë, 31 Tetor 2026

DSHP: Pishinat e Tiranës, të pastra

38 pishinat qe dispon Tirana jane higjenikisht te pastra. Sipas drejtuesve te Shendetit Publik jane kryer monitorime persa i perket, pastertise se ujit si dhe sasi se klorit, e cila eshte ne te njejtat parametra me ate te ujit te pijshem. Sipas specialisteve monitorimi ka filluar qe ne muajin qershor dhe do te vazhdoje pergjate gjithe sezonit te veres.

“Kontrolli ka konsistuar në marrjen e mostrave të ujit për ngarkesën mikrobike, për sasinë e klorit që ka uji, gjithashtu dhe për gjithë impjantet e pastrimit dhe të filtrimit të ujit. Këto analiza janë bërë. Ka rezultuar që uji është higjenikisht I pastër. Sasia e klorit është në normë” thotë Vojsava Sulce, drejtoreshe e Edukimit dhe Promocionit ne Drejtorine e Shëndetit Publik.

Pastertine e ujit, specialistet e lidhin dhe me faktin se deri tani nuk kane rregjistruar raste te infeksioneve nga uji i pishinave.
“Raste me crregullime te tretjes apo sëmundje të lëkurës faktikisht nuk është paraqitur. Kjo tregon se gjendja higjeno- sanitare është e mirë” thotë Sulce.

Specialistet thone se deri tani nuk ka patur nga ato pishina, per te cilat eshte vene mase penalizuese si gjoba apo bllokim te perkohshem te aktivitetit.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›