E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: PS po pengon integrimin

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu akuzon socialistet se po punojne kunder interesave te shqiptareve. I pranishem ne aktivin e deges se Partise Republikane ne Fushe Kruje, zoti Mediu tha se opozita me qëndrimet e saj po pengon integrimin. Ai ndal edhe tek reforma zgjedhore, ku shprehu qëndrimin e republikaneve per sistemin zgjedhor.

“Proporcional, rajonal, me lista kombëtare, preferenciale mendoj se do të ishte zgjidhja më e mirë dhe padyshim një proces transparent votimi. Numri i votave apo kutitë e votimit dhe rezultatet e tyre nuk varen nga anëtarët në qendrat e votimit, por në mënyrë objektive nga një proces i drejt dhe transparent i votimit. Votimi elektronik për ne është një mundësi e re të cilën duhet ta realizojmë dhe padyshim pastaj një numërim transparent të këtoj procesi votimi” tha Mediu.

Gjate fjales se tij ai vuri theksin ne përgatitjen per zgjedhjet e ardhshme vendore dhe përzgjedhjen e kandidateve. Ai kërkoi edhe riorganizimin e deges se Partise Republikane ne kete qytet.

Taulanta Boja

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 17 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›