Braktis fëmijën, por pengon birësimin
Adrian Kapaj, i braktisur para 4 vjetësh nga nëna që e solli në jetë në maternitetin e Vlorës është rritur me mjaft dashuri nga personeli i shtëpisë së fëmijës, por ndryshe nga fëmijët e tjerë të cilët kanë mundësinë të gjejnë një familjë duke u birësuar Ardiani nuk mundet paai nëna e tij nuk e jep lejen e birësimit me pretendimin se një ditë do ta marrë në shtëpinë e saj ku do ta njohë me vëllain dhe motrën e tij.
Ardiani është fëmijë që vjen nga një martesë normale, por ka qenë babai i tij që nuk e ka pranuar asnjëherë duke e lënë fatin e tij të dyjëzuar.
Në dy vitet e para të jetës Ardi u rrit nga personeli mjeksor i spitalit pediatrik ku vizitohej shpesh nga e ema e më pas kaloi në shtëpinë e femijës. Tani ka ardhur koha që fatit të Ardianit t’i jepet një rrugë pasi ka plotësuar moshën për të shkuar në kopësht e më pas në shkollë. Ardiani duhet të bëhet pjesë e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë ose duhet të merret përfundimisht nga familja e tij biologjike.
Festim Llanaj < I mëparshmi