E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti përvëlues, temperaturat mbi 40 gradë

Deri ne fund te javes qe vjen i nxehti afrikan do te jete i pranishem ne territorin e vendin tone. Sipas meteorologeve vlerat qe do te shenoje termometri diten e diele, por edhe ne ditet e para te javes qe vjen do te shkojne deri ne 40 grade celcius. Por edhe ne ditet qe lame pas ne qyete si Kucova apo Berati termotri ka shenuar vlera mbi 38 grade celcius.

“Pritet të jemi me mot të kthjellët dhe me këto vlera të temperaturave deri në datën 24 korrik. Duke filluar që nga e enjtja e javës tjetër ne presim të kemi një rënie, por kjo rënie do jetë me 3-4 gradë, pra jo shumë e ndjeshme” thotë meteorologia Lajda Porja.

Ne kushtet e temperaturave te tilla, mjeket e keshillojne qe te evitohen daljet ne oret e drekes, nderkohe qe deri tani nga strukturat e shendetesise nuk jane raportuar viktima nga vapa.

I nxehti afrikan ka pushtuar nje pjese te mire te Europes, epiqendra e te cilit eshte Italia.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›