E Diel, 1 Nëntor 2026

1 min heshtje për Xhindin. Topalli: Votoni 3 ligjet, Ruçi: Topi në anën tuaj

kuvendiTiranë- Pas shumë debatesh Kuvendi i Republikës ka bërë sot miratimin e disa pr/ligjeve të rëndësishme. Në këtë mënyrë me konsesnus është bërë miratimi i paketës së re penale të propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Po ashtu u bë miratimi i pr/ligjit Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave dhe ai i legalizmit të ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme nuk kanë munguar përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës sa i përket integrimit evropian të vendit.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ftuar socilistët të votojnë tre ligjet e mbetura pezull, pasi sipas saj është shumë i rëndësishëm anëtarësimi në Bashkimin Evropain.

Ju ftoj të votojmë 3 ligjet e integrimit. Nuk mund të besoj që socialistët dhe demokratët të mos bashkohen për integrimin. Ju ftoj të bëjmë detyrën tonë,- tha Topalli.

Pas saj reagoi kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili tha se opozita e ka dhënë kontributin e saj për integrimin e vendit, dhe sipas tij përgjegjësia është e qeverisë dhe jo e tyre.

Mos e kërkoni topin në fushën tonë, e keni në fushën tuaj. Mos kërkoni të lini përgjegjësinë këtej,- tha ai.

Ndërkohë sot është shënuar katërvjetori i vrasjes së ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi, dhe për këtë arsye në Kuvend është mbajtur një minutë heshtje. Socialistët kanë thënë se pas kaq shumë vitesh ende nuk është bërë asgjë nga drejtësia për të kapur autorët e kësaj ngjarjeje.

Sa i përket mbylljes së seancave parlamentare, ende nuk ka një datë fikse nga Konferenca e Kryetarëve, por pritet që punimet të vijojnë deri në prag të fushatës elektorale dhe në varësi të pr/ligjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›