E Diel, 1 Nëntor 2026

1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie

Një inxhinier nga Angli është dënuar me një muaj burg pasi i tha një kolegu: Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie.  Emri i tij nuk është bërë publik, tha para gjykatës se nuk kishte pasur si qëllim të fyente besimin islam.

Inxhinieri punon në rikonstruktimin e një xhamie në bashkinë e Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai do të apelojë këtë vendim në një shkallë më të lartë të gjykatës.

Ai kishte për detyrë projektimin dhe krijimin e një kopshti rreth xhamisë.

Inxhinieri është shprehur para gjykatës se kishte humbur durimin gjatë një takimi për shkak se puna po ecte shumë ngadalë. Por pavarësisht kësaj kolegu i tij e ka denoncuar për pyetje ofenduese.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ligje konservative dhe shumë herë janë dënuar të huaj për sjellje të pahijshme dhe jashtë normave islamike.

Në 2011 një grua nga Britania e Madhe u arrestua për marrëdhënie të paligjshme me të fejuarin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›