E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet konsensusi ne parlament

E enjte 12 Janar 2012 1516 Konferenca e Kryetareve Fryma e kompromisit per miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar ka hyre serish ne ngerc. Ne nisje te sesionit te ri parlamentar Konferenca e Kryetareve miratoi kalendarin 3 javor te punes vetem me votat e shumices. Mbledhja e drejtuar nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli u mbajt pa pranine e mediave. Zyra e shtypit njoftoi se ishte kerkesa e kryetarit te grupit socialist Gramoz Ruci per te hequr nga kalendari draftet me 3/5 qe prishi konsensusin. Vete Ruci nuk komentoi pas mbledhjes. Por burime prane PS thone per Vizion Plus se eshte kerkuar me shume kohe per shqyrtimin e ketyre nismave ligjore. Madje debati sipas tyre perfshiu qendrimet per te gjitha reformat e nisura ne kuvend pas marreveshjes se nentorit te kaluar. Demokrati Edi Paloka tha se propozimi i te majteve per te shtyre miratimin e ligjeve te cilesuara eshte i pakuptueshem. Konferenca e Kryetareve percaktoi si date te pare te shqyrtimit ne seance plenare te Kodit Civil 2 shkurtin. Ne pritje per tu miratuar jane edhe ndryshimet ne Kodin Penal si dhe ligji per Gjykaten Administrative. Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›