E Diel, 1 Nëntor 2026

1 muaj pa drita, banorët bllokojnë aksin Fushë Krujë-Tiranë

NIKËL- 400 banorët e Komunës Nikël kanë bllokuar mëngjesin e sotëm aksin Fushë Krujë-Tiranë në shenjë proteste për mungesën e energjisë elektrike rreth 1 muaj.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të shpërndajë turmën e banorëve të irrituar, e cila ka bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor të rëndësishëm.

Ndërkohë që banorët kanë deklaruar se nuk lëvizin nga rruga, nëse nuk iu kthehet energjia elektrike.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›