E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherbimet zjarrfikese pajisen me mjete te fuqishme per shuarjen e flakeve

Shërbimet zjarrfikëse të Tiranës tashmë janë pajisur me mjete të fuqishme për shuarjen e zjarreve si dhe me mjete që janë lehtësisht të manovrueshme për rrugët dhe zonat e ngushta urbane.

Ulja e temperaturave i ka lehtësuar shërbimet zjarrfikëse nga zjarret në terrenet malore dhe të thyera, ndërsa ka sjellë një problematikë tjetër, atë të zjarreve nga pakujdesia në apartamente dhe banesa, të cilët në fakt janë edhe më të rrezikshmet për jetën e qytetarëve.

Kontrolli i herëpashershëm i impianteve dhe pajisjevev të gazit që përdoren për gatim dhe për ngrohje, sipas drejtorit të zjarrfikësve të Tiranës, është një masë e rëndësishme parandaluese për vetë qytetarët, si për jetën dhe për pronën e tyre.

Ekipet e kontrollit të shërbimeve zjarrfikëse vazhdojnë të mbajnë në monitorim pikëshitjet e karburanteve dhe punishtet që përdorin lëndë të parë lehtësisht të djegshme, si masë parandaluese për zjarret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›