E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti i Ajshe Vatës, psikologët: Fenomeni mund të jetë më i përhapur

DURRËS- Ekspertët për problemet social-psikologjike kanë analizuar rastin e Ajshe Vatës, 18-vjecares së abuzuar seksualisht, e cila përfundoi e masakruar nga 80-vjecari Shaban Norja, rendisin një sërë shkaqesh dhe faktorësh që cuan në këtë tragjedi të rëndë.

Fenomeni Ajshe Vata nuk përjashtohet edhe më i përhapur për faktin se traditat e zonave kanë ndikim të madh në jetën individuale të vajzave, deklaron për News 24, ekspertja e fushësh Diana Goga.

“Sjellja dhe prurja e zonave si veriore, ashtu edhe jugore në qytetet e mëdha urbane sollën edhe ndryshimet në jetën e njerëzve, në individë, pra sa adoptohen ata me kulturën e një qyteti në zhvillim. Duke qënë vende dhe fshatra që kanë atë zhvillim, që faktikisht kjo vajzë pati në familjen e saj, ne mund të kemi edhe raste të tjera”, tha ajo.

Një marrëdhënie seksuale abuzive prej 4 vitesh, e panjohur nga askush në familje është gërshetimi i modelit të individit në familje, shoqërisë ku është rritur, shkollës ku ka mësuar dhe faktorëve ekonomiko-social. Sipas ekspertes, mosdenoncimi i abuzimit seksual nga 18-vjecarja tregon për një varësi të sajën ndaj të moshuarit.

“Ky është një problem i rëndë, të kryesh marrëdhënie me një 80-vjecar s’është as biologjike, është cështje mentaliteti, cështje kulture. Nëqoftëse ajo vajzë do kishte një zhvillim kulture individuale do kishte denoncuar”, tha ekspertja.

Ajshja është rritur në një ambient ku flasin vetëm burrat, ku një shtatëzani jashtë martese konsiderohet imorale, deri në atë pikë sa familja nuk kryen as ceremoninë mortore. Sipas psikologëve, rasti i Aishe Vatës është një tjetër kambanë e fortë alarmi për shoqërinë, për të depërtuar më shumë në këto raste vecanërisht në zonat rurale, aty ku një abuzim mund të mbahet i fshehur vetëm për ruajtur opinionin.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rasti i Ajshe Vatës, psikologët: Fenomeni mund të jetë më i përhapur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›