E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat nga makina nje i plagosur

Një atentat me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur paraditen e së martës në aksin rrugor Shkodër- Shirokë. 50 vjecari Muhamed Kurmemi ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, kur nga një mjet tjetër është qëlluar me armë zjarri. Nga informacionet e para është mësuar se dy palët kanë qenë duke udhëtuar në drejtime të kundërta kur janë ndeshur në rrugë dhe më pas kanë shkrehur armët ndaj njëri tjetrit. Policia në vendngjarje e ka pasur të vështirë gjetjen e provave pasi dy palët nuk kanë lënë gjurme, por hetimet paraprake flasin për një atentant ndaj Kurmenit për arsye të paqarta. 50 vjeçari është transportuar në spitalin e Shkodrës nga një kalimtar i rastit i cili edhe ka dëshmuar se kishte dëgjuar vetëm të shtëna armësh, dhe më pas ka gjetur të plagosurin. Muhamed Kurmemaj ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›