E Diel, 1 Nëntor 2026

1 muaj punë, minus 4 ditë burg, të dënuarit i josh ligji i ri

Për të dalë sa më shpejtë nga burgu si dhe për të pasur një llogari bankare edhe pse ka liri të kufizuar, një i dënuar ushtron një profesion të caktuar në qelinë ku vuan dënimin. Mesatarisht gjatë një muaji në 20 burgjet e vendit punojnë 658 të dënuar. Vendet ku ata punësohen janë në sera, ndihmës kuzhinier, shpërndarës ushqimi, mirëmbajtës, kopshtar, mekanikë, muratorë, punonjës biblioteke, pastrues. Në bazë të punës që kryejnë përfitojnë 4 ditë në muaj ulje dënimi dhe në një vit afërsisht një muaj e gjysmë. Burime nga burgjet bënë të ditur se urdhri i nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, mbi krijimin e një komisioni të përhershëm, i cili merret me vlerësimin e të dënuarve të cilët do të punësohen, ka përmirësuar praktikat e punësimit të dënuarve brenda institucioneve. Punësimi i të dënuarve siaps burimeve realizohet kryesisht brenda institucioneve. Por është hartuar një draft punësimi për personat me liri të kufizuar ku është menduar të lidhen akte bashkëpunimi me biznese dhe firma të ndryshme për punësimin e personave me liri të kufizuar jashtë institucionit ku vuajnë dënimin. Por një tjetër pikë nga ku një i dënuar do të mund të lërë disa orë qelinë për të punuar në një firmë i duhet të marrë ok edhe Shërbimit të Provës. Ndërkohë në punën e një të dënuari janë të përfshira edhe sigurimet shoqërore dhe çdo lloj përfitimi që ka një qytetar i lirë i punësuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›