E Shtunë, 31 Tetor 2026

352 shqiptarët e Interpolit, zyra në Lion shpall listën

Duket se Interpol Tirana dhe zyra qendrore e Intepolit në Lion të Francës kanë shkëmbyer informacione korrekte mes tyre duke krijuar edhe marrëdhënie të mira mes tyre. Pikërisht kjo zyrë ka publikuar sot listën e 352 shqiptarëve që janë të kërkuar në të gjithë botën. Në faqe zyrtare të kësaj zyre janë botuar të gjitha të dhënat për shqiptarët e kërkura nga emri, mbiemri, pseudonimi, i tyre, mosha, gjatësia, data dhe vendi ku është lëshuar fleta e arrestit si dhe ngjyra e syvë dhe ngjya e flokëve. Gjithashtu në këtë faqe janë botuar edhe fotot e reja të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare, por edhe nga ato të shteteve të huaja. Disa nga personazhet e krimit që janë të regjistruara me stilolaps të zi në dosjet e policisë janë nga Altin Arapi, Orik Shyti të cilësuarit si anëtar të organizatës "Hakmarrja për Drejtësi". Duke vazhuar me tej me Plaurent Dervishi, skeda e të cilit është edhe në zyrat e FBI. Artan Sulstarovën, përveçse është i kërkuar nga policia e vendit tonë, për shqiptarin ekziston edhe një fletë arresti nga drejtësia amerikane. Por mes tyre janë edhe shqiptarë të tjerë në dosjet penale të tyre ekzistojnë dy fletë arreste apo edhe dënime nga dy shtete. Ndërkohë kësaj liste të gjatë të personave të kërkuar ditët e fundit është fshirë Dritan Dajti, i cili ëshrë arrestuar 13 ditë më parë në Durrës. Ndërsa për të tjerët mbetet vetëm bashkëpunimi i drejtësisë shqiptare më ato të vendve të huaja ku realizohet edhe arrestimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›