E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazarko: Lobimi i shqiptarëve në SHBA duhet të konsolidohet

Nevruz Nazarko, drejtor i departamentit të taksave në Bashkinë e Michiganit, i ftuar në "Ora Neës", deklaroi në SHBA ekziston një lob i fuqishëm shqiptaro-amerikan, por është ende në konsolidim e sipër. "Puna që u bë për pavarësinë e Kosovës, por edhe për çështje të tjera, si proceset zgjedhore, përfshirë atë të fundit, shqiptarët kanë qenë aktivë dhe kanë lobuar pranë institucioneve amerikane për të ndihmuar Shqipërinë, Megjithatë ky lobim duhet ende të konsolidohet", tha ai. Nevruz Nazarko deklaroi se pritet që në Kongresin Amerikan të kandidojë është një shqiptar.
Nazarko tha se Shqipëria në ditët e sotme ofron ndërtime me arkitekturë bashkëkohore. Sipas tij, brezat e të rinjve që kanë shkuar në SHBA pas viteve '90 nuk i ruajnë lidhjet mes tyre aq sa ata që u larguan para '90. Nazarko tha se komuniteti shqiptar në SHBA ka ecur me hapa të mëdha. "Shqiptarët kanë ecur shumë dhe kjo lë mundësi për optimizëm të lartë. Shqiptarët janë shtuar në numër në SHBA, por janë shtuar edhe në cilësi. Biznesmenët dhe intelektualët në SHBA kanë arritur shumë", sqaroi ai. Drejtori i departamentit të taksave në Bashkinë e Michiganit tha se Shqipëria nuk është prekur shumë nga kriza ekonomike. "Efektet e krizës në Shqipëri do jenë më të prekshme në 6 muajt e ardhshëm", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›