E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adi Krasta Antikonformisti i pandreqshëm

Share

I ka provuar të gjitha stadet e spektaklit por në A-show. Showman-i më i njohur shqiptar, tregoi kualitetin e tij të lartë dhe angazhimin e madh social dhe politik me mesazhet direkte në sallën e Pallatit të Kongreseve

Nga Ben Andoni

Revista Java

I kanë mjaftuar vetëm dy orë natyrale showman-it më të njohur shqiptar, Adi Krasta, për të kumtuar të gjithë atë që kish ndrydhur në vetvete për muaj më radhë. Në fakt, këto muaj të vështirë të tij, kanë përkuar me vite të tëra tensioni për qytetarët shqiptarë që ndjehen gjithnjë e më të pafuqishëm përballë autoriteteve të papërgjegjshme të shtetit shqiptar. Që në momentin e hyrjes së tij në skenën kryesore të Pallatit të Kongreseve, publikut i është mëtuar se nuk do të ketë kompromis. Krasta ka folur hapur artistikisht për nevojën e ndryshimit; ka stigmatizuar hapur, ato që ai në një scroll gjigand i ka identifikuar si atributet negative të shqiptarit të sotëm; ambasadorët dhe kështu me radhë. Ndërthurjen e show-t të tij të madh artistiko-politik e ka ndihmuar shumë prezenca e tre të ftuarve të nderit, të cilët, më shumë se opinionet e tyre për shqiptarët dhe lidhjen e tyre, kanë shtendosur monologun që mori shpesh nota të larta deklamative të Krastës. Megjithatë, falë njohjes së mirë të anglishtes dhe italishtes, ai ka arritur që dy të ftuarve anglishtfolës, respektivisht përkthyesit londinez të Ismail Kadaresë, Xhon Hoxhson, dhe shkrimtarit amerikan Carls Kipps dhe tjetrit/ës personalitetit televiziv italian Mario Corruzi, me emrin artistik Platineti, ky (kjo) tu sigurojë jo vetëm komfortin dhe padobinë e përkthimit.

Krasta arriti që patetizmin e tekstit të tij ta shkrinte me batutat. Qysh në fillim, ai bëri një batutë të këndshme për lakuriqësinë, e cila kish në fokus z. Rama, vetë pjesë e publikut. E thënë me shumë këndshmëri dhe pa notat e shëmtuara që e përdori dikur media, ai i dha publikut një moment vërtetë besimi dhe kohën kur spektakli u shkri me publikun. Kjo afri e tij u bë ngadalë, duke përdorur të gjithë truket artistike dhe elementët e spektaklit që kishte në dispozicion, por mbi të gjitha me sensin e pamëshirë të stigmës edhe për veten e tij. Krasta kuptoi që çelësi i suksesit gjendet, kur nuk e kursen dhe veten. Në ditët e fundit, pritshmëria e publikut ishte në identifikimin e spektaklit të Adi Krastës me një të tillë të ngjashëm në ide, por me një infrastrukturë tejet shumë më të madhe të Çelentanos. Krasta duhet ta ketë ndjerë këtë, sepse në kohët e fundit mati mirë peshën e një përfytyrimi të tillë, që duhet thënë se nuk kish lidhje me spektaklin e tij. Ai u realizua me Vizion plus, një televizion kombëtar që po përpiqet seriozisht për imazhin e tij, por edhe për performancën dhe pak aksesorëve të tjerë, që duket se punuan me limitet e mundësive. Ndërkaq, i parë si i tëri në vetvete, spektakli i Adit tregoi stadin e ri të autorit. E filluar që kohë më parë si ide, me intervistat e tij dhe me ndërthurjen e kujdesshme të problemeve të ndryshme sociale dhe forcën për të thënë mendimin e tij. Pritja e publikut të pranishëm e justifikoi këtë. Publiku e ndoqi me interes dhe koha që Krasta zgjodhi për kumtin e tij u duk e mjaftueshme. Stepja që duhet të ketë pasur natyrshëm Krasta në fillim të shfaqjes ka qenë e kotë, sepse në mënyrën sesi u realizua shfaqja tregoi se publikun do ta kishte gjithnjë me vete. Për fat, ai jo vetëm u argëtua, por dhe përcolli mesazhe të mëdha: Qytetarinë dhe, më kryesoren, nevojën e domosdoshme për ndryshim. Më hapur fare: Rotacionin e pushtetit në Shqipëri. Këtë të fundit, Adi Krasta e deklaroi fuqishëm disa herë, madje fare direkt. Ashtu si humori i tij dhe aftësia e jashtëzakonshme për të kaluar nga një monotoni disa minutëshe interviste, menjëherë në diçka me shumë ritëm. Banda Gaspër Çuçia që realizoi shoqërimin e tij, si edhe një grup dansimi modern vajzash, i kanë veshur petkun e ditë-jetës së një qyteti spektaklit. E vetmja këngëtare ka qenë kosovarja Flaka Krelani, këngët e interpretuara të së cilës kanë dhënë një mjedis shumë të ndjerë në spektakël. Pa pasur mundësi të shkërbehet me askënd, sepse në Shqipëri kjo sështë bërë më parë, Krasta, arriti ti harmonizojë këndshëm këto elementë me tre panele gjigandë, të cilët, për hir të së vërtetës, jo në mënyrë të plotë, e kryen misionin e tyre.

Një pjesë jo pak e rëndësishme ka qenë pa asnjë mëdyshje përballja e tij më të huajt. Ata kanë pasur peshën specifike të madhe, jo thjesht prej tre të huajve të pranishëm, por edhe në atë që Krasta ka mundur të ndajë me të tjerët në sallë. Ai ka shakatuar ambasadorin amerikan në Tiranë shpesh, ndërsa i është kthyer në një batutë miqësore të gjithë komunitetit diplomatik: se nuk kemi nevojë për Ju. E ndërthurur bukur me batutat e tjera shumë humoristike, ajo ka treguar respektin e tij (mund të përkthehet edhe e gjithë shqiptarëve) për ata që kanë punuar vërtetë mirë. Kjo ka qenë arsyeja që i është duartrokitur më së shumti edhe prej diplomatëve të pranishëm, Arvizu, Mcllwham, Sequi etj. Zëri i regjistruar i dikujt, emëtuar në fillim që kërkonte kujdesin e publikut për telefonat celularë dhe që kërkonte se z. Krasta kish nevojë që kur të afroheshin perdet (su tha kur të ulet sipari), do rrinte për të përshëndetur, doli krejt i panevojshëm dhe Krasta, edhe vetë, me sa duket e harroi. Nderimi për të u dha nga duartrokitja e gjatë e fundit. Krasta e ngriti dhe pak më lart cilësinë e atributit të tij, kurse publiku u largua i kënaqur nga një spektakël që e largoi për pak çaste nga përditshmëria e tij e ngarkuar me tollovinë kombëtare, me ndjenjën e kënaqësisë, jo vetëm estetike, por edhe qytetare. Shqiptari i Krastës, dalë nga Krastashow, ishte realisht evropiani më i ri i kontinentit plak.

-Unë, kundërshtari i të gjitha qeverive

 

Z. Krasta, a mund të cilësohet A show, një spektakël me konotacion politik? Kam parasysh këtu precedentin Celentano me Rockpolitik!

Jo, A është një spektakël me ngarkesë gazetareske dhe artistike. Ka disa ndërhyrje të forta reagimi politik, mund ta quani edhe kumt të thatë politik, nëse ju shkon. Celentano (pa dashur dhe guxuar të bëj krahasime) bëri gjithashtu një shfaqje artistike e dha, sipas personalitetit të tij, disa mesazhe politike. Sidoqoftë, konotacioni politik në A shou ishte i qartë, të paktën në dy raste, në fillim dhe në fund të shfaqjes.

Çfarë të reje sjell sipas jush ky spektakël në ambientin shqiptar?

Siç e kam shpjeguar edhe gjatë shfaqjes, gjetja e një raporti fitues mes një shfaqjeje skenike dhe asaj të folur, sidomos përpara një publiku të madh në një sallë të madhe, ishte një detyrë tejet e vështirë dhe një rrezik i vazhdueshëm për balancën. Kjo mendoj se është e re për logjikën e spektakleve në vend. Por nuk shqetësohesha edhe nëse shfaqja nuk do kishte asgjë të re, sidoqoftë.

Keni rezervuar një qasje të fortë ndaj audiencës në sallë, me monologje kritike dhe me një fjalor të pazakontë për formatet e spektaklit s

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›