E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokalari i shkruan universitetit amerikan: Ja çfarë duhet ta pyesni Bashën

Share

Kjo është letra që aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, i ka dërguar Dr. Michael Haltzel, i Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike pranë Universitetit John Hopkins në SHBA, ku do flasë kryebashkiaku Lulzim Basha.

Dr.Haltzel,

Sa i përket fjalës që do të mbajë Lulzim Basha në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Uashington të hënën, do të doja të sugjeroja disa pyetje që tia bëni atij si vijon:

-Kur Basha ishte ministër i Komunikacioneve, përse nuk e zgjidhi problemin e çmimeve të telefonisë celulare që kanë prangosur shqiptarët pasi janë nga më të lartat në botë?

-Kur Basha shërbeu si ministër i Transporteve, pse Basha e shmangu marrjen në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme sa i përket akuzave se ai është angazhuar në praktika korruptive në lidhje me kontratat për ndërtimin e rrugëve?

-Katër protestues u vranë me gjakftohtësi më 21 janar 2011. Tani duket se FBI ka provuar se të paktën një protestues është vrarë nga Garda Kombëtare, e cila është nën kontrollin direkt të Lulzim Bashës, që ishte ministër i Brendshëm në atë kohë. A do pranojë Basha që të merret në pyetje, siç kërkon një demokraci funksionale, për të përcaktuar nëse ai kishte rol në këto vrasje?

-Si është e mundur që Basha, një i ri me pak eksperienca profesionale, ka grumbulluar 1 milion dollarë pasuri, (kjo është ajo që ka deklaruar se mund të ketë më shumë)? A mund të ofrojë transparencë për këtë pasuri të tijën?

-Vjehrri i Bashës ishte një figurë kyçe tek VEFA, një nga firmat piramidale famëkeqe më të mëdha në Shqipëri. A e di Basha nëse vjehrri ka përfituar nga firma dhe a ka përfituar vetë Basha nga këto asete?

-Përpara vendimit të gjykatës në gjyqin e Ilir Metës, i akuzuar për korrupsion, Basha zhvilloi disa takime me Metën. Sipas meje, gjyqi i Metës ishte një mashtrim i plotë dhe unë dyshoj se ai ishte fajtor për akuzën që ngrihet nga videoja. Gjykimi u var nga vlefshmëria e një kasete, një provë që e nxirrte Metën fajtor. Një ekspert amerikan tha se video ishte origjinale, por ekspertiza u hodh poshtë më pas nga një ekspert shqiptar, që e deklaroi videon të pavlefshme. Çfarë mendon Basha për këtë formë të pengimit të drejtësisë?

Si një shqiptaro- amerikan që ka qenë aktiv në çështjet e komunitetit shqiptaro- amerikan për 25 vite (jam krenar të them se jam gjenerata e tretë e shqiptaro- amerikanëve që angazhohet kështu) dhe duke supozuar se organizata juaj mbështet transparencën në qeverisje dhe zbatimin e ligjit, besoj se do ishte e përshtatshme për ju, si moderator i prezantimit të Bashës, që të adresoni këto pyetje për të në programin e së hënës në Qendrën për marrëdhënie Transatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›