E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukth, përplaset nga automjeti, vdes 50-vjeçari

Pasi është përplasur nga një automjet, sot ka gjetur vdekjen e menjëhershme një person në Sukth të Durrësit. Sipas policisë, ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, por mësohet se bëhet fjalë për një 50-vjeçar.

Mësohet se viktima po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur është përplasur nga automjeti i cili po vinte me shpejtësi. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë arrestuar drejtuesin e automjetit.

Ekspertët e policisë po hetojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›