E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 vit nga revolucioni në Libi, festime edhe në Tiranë

Përvjetori i parë i revolucionit libian festohen edhe nga Ambasada e këtij shteti në Tiranë. Vitin e kaluar në Libi iu dha fund regjimit 40 vjecar të Kolonel Gaadafit. Amdasadori i Libisë në Shqipëri Zohar el Azabi në praninë e kryeministrit Sali Berisha, të ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe diplomatëve te tjere në Tiranë tha se përpjekjet për një Libi të lirë kushtuan shumë, mijëra të vrarë, të zhdukur dhe shtëpi, shkolla e spitale të shkatërruar. Por këto kohë të vështira, thotë Ambadasadori, kanë kaluar dhe ky është momenti kur vendi i është kthyer politikës së qetë.
 

“Është nderi i madh për mua që në këtë kohë Libia është kthyer politikës së qetë pas atij grushti të shtetit. Diktatura 40 vjecare u përpoq të vrasë frymën e zhvillimit nga pasioni i sëmurë i diktatorit për pushtet. Sigurisht, celësi i clirmit pati një kosto të lartë për të gjtihë libianët, të cilët u përballën gjatë protestave me akte dhune dhe genocide. Përshëndes Këshillin e Sigurimit, që me rezolutën e tij doli në mbrotje civile. Tashmë është fat që politika u shërben interesave të larta duke marrë iniciativa nga populli. Lufta na la mijëra të humbur, spitale, shkolla e shtëpi të shkatërruar”-tha ai.

Sipas Ambasadorit tani kanë kaluar 4 muaj nga koha e trazirave dhe qeveria e Libisë po vazhdon programet e zhvillimit. Përpara një viti në Bengazi u regjistruan për herë të parë revolta të fuqishme, të cilat u shtypën brutalisht nga qeveria e Gaddafit. Konflikti mori përmasat e një luftë civile që përfundoi vetëm me vrasjen e diktatorit, në muajin tetor të 2011
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›