1 vjetori i Aleks Nikës, Rama: Drejtësia për 21 janarin, jetike
TIRANË- Kryesocialisti Rama përkujton viktimën e katërt të 21 janarit, Aleks Nikën, në 1 vjetorin e vdekjes së tij. Aleks Nika nga Lezha, baba i dy fëmijëve u plagos rëndë gjatë demonstratës së 21 janarit dhe gjeti vdekjen disa javë më vonë. Sot kur mbushet 1 vit nga vdekja e tij, lideri i opozitës shkruan në Twitter se ecuria e hetimit për ngjarjet e 21 janarit do ishte lehtësim për shpirtrat e viktimave.
“Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit Aleks Nika, pas një agonie të gjatë. Ecuria e hetimit lehtësim për shpirtrat e tyre”, thotë Rama.
Kryesocialisti Rama i ka ndarë ngushëllimet me familjarët e Nikës, të cilët sipas tij presin drejtësi.
“Vizitë në shtëpinë e Aleksit, në respekt të traditës dhe të familjes Nika, ku sot priten të afërm e miq dhe prej një viti pritet drejtësi. Drejtësia për 21 janarin është jetike, për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndëshkimi i fajtorëve themelor për BE”, shkruan Rama më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)