E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, pezullohet lundimi ndërkombëtar

SARANDË- Kapiteneria e Sarandës, që prej ditës së djeshme, ka pezulluar lundrimin ndërkombëtar detar të trageteve për udhëtarët, për shkak të dallgëzimeve deri në 6 ballë të detiti.

Sipas burimeve zyrtare nga Kapiteneria, tre tragetet “Delfini”, “Joni” dhe “Foiniki”, të administratorëve shqiptarë, nuk janë lejuar të lundrojnë deri në përmirësimin e motit.

Të njëjtat burime bënë me dije se pezullimi parashikohet në ndodh edhe për ditën e nesërme. Ndërkohë, udhëtarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, për arsye sigurie, janë drejtuar të kalojnë nga kufiri tokësor i Qafë Botës, rreth 25 km larg Sarandës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›