E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forum ekonomik Shqipëri-Poloni, nënshkruhet bashkëpunimi

Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Polonisë janë shumë më të mëdha se sa niveli aktual. Kështu tha ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti në ditën e biznesit polak, një aktivitet i zhvilluar në Tiranë me nismën e ambasadës së këtij vendi.

Të njëjtin vlerësim kanë shprehur edhe autoritetet polake të pranishme në aktivitet.  "Politikisht është një klimë e shkëlqyer, kurse ekonomikisht të gjithë ne, ashtu si po bëjmë dhe sot duhet të përpiqemi për të arritur stadin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Kemi pasur një volum tregtar afërsisht 40 milionë euro mes Shqipërisë dhe Polonisë, nga të cilat 39 janë importe. Ne duhet dhe kemi mundësi shumë më të mëdhaja për të rritur bashkëpunimin e ndërsjellët mes dy vendeve dhe bizneseve tona", tha dje Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë. "Siç u tha këtu ne kemi mundësi të mëdha bashkëpunimi. Ka qenë pikërisht ky fakt që na ka sjellë këtu dhe ne shpresojmë të kemi rezultate", u shpreh Rafal Baniak, zv.ministër i Ekonomisë së Polonisë.  Disa prej sipërmarrësve të mëdhenj polakë por edhe përfaqësues të rajoneve po shprehin interes për të investuar dhe bashkëpunuar ekonomikisht me vendin tonë. Rasti i turizmit është shembulli i mundësisë për të zhvilluar biznes të leverdishëm mes vendeve tona. 

AKEP: Uairles, brenda vitit në gjithë Shqipërinë
Brenda këtij viti përdoruesit shqiptarë të internetit do të mund të navigojnë duke përdorur teknologjinë 3G. Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar ka mbyllur fazën e konsultimit publik me kompanitë e interesuara për ofrimin e këtij shërbimi të cilat kanë qenë mjaft të interesuara për implementimin e kësaj teknologjie. Sipas AKEP, futja e teknologjisë UMTS është e domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë së informacionit dhe sidomos të internetit pa tel. Sipas drejtuesve të AKEP, kriteri kryesor që një kompani të autorizohet për ofrimin e shërbimit 3G është që kjo kompani të jetë e gatshme të hedhë këtë shërbim në treg brenda fundit të këtij viti. Sipas AKEP, ka kapacitete për dhënien e 4 licencave për shfrytëzimin e kësaj teknologjie, por do të jetë një vendim i Ministrisë së Telekomunikacionit për përcaktimin e numrit të autorizimeve që do të jepen dhe për përcaktimin e çmimit. Ndërkaq, pritet një vendim qeverie për përcaktimin e pagesave për përdorimin e frekuencave.

Last Updated on E Hene, 07 Qershor 2010 19:04

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›