10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë...
Kur themi “Na ishte seç na ishte...“ çdo kush që lexon, pret te degjoje ndonje përrallë.. Në fakt nuk është tamam e tillë. Kur e themi këtë për Tiranën, e kemi fjalën për Tiranën e pak viteve më parë, atëherë kur kishte ende biçikleta në rrugë dhe kur kafja bënte gjithandej 30 lekë..
Është normale për dike që ka vite pa ardhur në Tiranë që pamja që ajo i paraqet në ditët e sotme ta habisë. Ja cilat janë dhjetë gjërat të cilat nuk i gjen dot më në Tiranë...
Apartamente me sipërfaqe të mëdha
Sot, të blesh një shtëpi në kryeqytet kushton shumë.. Jo rastësisht shumë nga të ardhurit ose ata që vendosin të qëndrojnë pasi mbarojnë studimet, e nisin „jetën tironase“ në shtëpi me qera..
Ajo që po vëmë re vitet e fundit është që ndërtuesit po preferojnë projekte pallatesh ku shumica dërrmuese e hyrjeve janë të vogla, si të tilla të përballueshme për nivelin e mesëm të popullsisë. Thuajse askush nga ky nivel nuk mundet të blejë më apartamente mbi 80 apo 90 metra katrorë, që mund të kushtojnë sipas zonave nga 70 deri në 150 mijë apo më shumë euro..
Sigurisht që nuk mungojnë apartamentet e mëdha për ata që e kanë xhepin plot, por tendenca është qartazi drejt „copëtimit“ të sipërfaqeve në apartamente që mund të gëlltiten nga konsumatori i sotëm, disi i varfëruar...
Faktin që apartamentet e Tiranës janë nga më të shumëllojshmit, dhe nga më të çuditshmit, përsa i përket sipërfaqes së tyre e shpjegon inxhinieri T. Halliu.
Ai shpjegon se tendenca e apartamenteve në Tiranë, është për sipërfaqe të vogla, por kjo varet dhe nga zona. Pasi kuptohet që një hyrje diku në qendër të Tiranës kushton shumë më shtrenjtë se një hyrje në periferi. Një shkak tjetër, që sipas tij ndikon në blerjen e apartamenteve të vogla është dhe sepse nëse një ditë do ta japësh me qera apartamentin, është shumë më e lehtë të jepet një apartament i vogël, ndërsa një apartament me sipërfaqe të madhe është më i vështirë për tu dhënë me qera. Inxhinieri T. Halliu na tregoi se në apartamentin e fundit që ai ka punuar 60% e hyrjeve ishin të vogla, me një sipërfaqe deri tek 64 metër katror, ndërsa vetëm 40 % e hyrjeve të pallatit ishte me një sipërfaqe afërsisht 100 metër katror. Dhe këto të fundit në masë ishin hyrje të marra nga pronarët e truallit.
Biçikletat
Kush ka jetuar në Tiranën e para viteve të demokracisë, por edhe disa vite më pas,nuk e ka të vështirë të dallojë ndryshimin në këtë pikë. Në këto vite, numri i biçikletave që popullonin rrugët e kryeqyteti ka qenë shumë imadh. Kjo jo për faktin se njerëzit ishn më të ndjeshëm ndaj ndotjes së ambjentin, nga ç`janë tani, por edhe pse autoveturat personale në atë kohë kanë qenë shumë të pakta në numër.
Një nga mjetet më komode dhe më personale për të lëvizur ishte biçikleta. Tashmë me rritjen e numrin të autoveturave, përdorimi i biçikletave bëhet në një masë të vogël. Numri i madh i autoveturave madje, bënqë ndonjëherë qarkullimi në rrugët e kyreqytetit me biçikletë të bëhet i pamundur. Ndoshta do të vijë një ditë që qarkullimi i një biçiklete në rrugë do na duket aq i çuditshëm, tamam siç na dukej shumë vite më parë qarkullimi i një autoveture.
Trotuaret
Kujt i duhet të ecë në trotuar me ndonjë karrocë fëmijësh, apo me çanta ndë duar, ta harrojë se mund të mbërrijë në fund të rrugës në gjendje normale nervore.. Për të ecur në trotuaret e ditëve të sotme në Tiranën e lagjeve më të populluara duhet ti bësh hesapet mirë. Në shumë raste trotuaret mungojnë, por edhe në rastet kur ata janë për të kaluar në to duhet të përballesh me mijëra pengesa. Janë shumë të rralla pjesët e trotuarit, të cilat nuk pengohen nga ndonjë shitës ambulant, nga ndonjë shkallë butiku, apo lokali të dalë mbi të, nga gjeneratorët..
Nënat e reja na kuptojnë më mirë nga të gjithë.. Ta dalësh shëtitje me një karrocë fëmijësh është goxha stresuese.. Sikur ta lesh pluhurin e kudondodhur mënjanë, ke të tjera pengesa që ta kthejnë shëtitjen në stress. Ka shumë gjasa që gjysmën e rrugës mund ta ngresh në krahë dhe jo vetëm fëmjën, por edhe karrocën. Nuk po flasim për dy tre rrugë në qendër apo për zonën e re të Bllokut, por për shumicën e rrugëve të reja në Tiranë.. Kush nuk beson, le të bëj një provë ën një nga rrugët më të populluara të Tiranës, në Komunën e Parisit, afër stadiumit Dinamo.. Një stres i denjë për Gines të mund të ecësh normalisht nga fillimi i rrugës në fund të saj..
Po të pyesësh në minibashkitë përkatëse për muret apo ndërtesat që kanë ngrënë pjesën e kalimtarëve në trotuare përgjigja standarte është: “Janë pa leje, por nuk kemi ç’bëjmë se janë në proces legalizimi…”
Këpucarët dhe llustruesit e këpucëve…
Dikur gjeje me shumicë... Sot është e vështirë. Edhe pse pluhuri është shtuar, këta janë pakësuar.. Lyerës këpuce mund të gjesh me gishta diku aty afër qendrës.. Janë romë.. Po ti pyesësh ku janë zhdukur “kolegët”, përgjigja që të japin është një psherëtimë e gjatë.. “Nuk lyen më njeri këpucë.. më mirë të bie të dalësh të lypësh në rrugë..”
Edhe këpucarë ka më pak.. Zanati është bërë i vështirë për tu ushtruar pasi shumë njerëz tashmë preferojnë të blejnë këpucë të vjetra të lira nga dhjetëra karroca të parkuara trotuareve ku tregtohet ky mall
Gropa e Hajdin Sejdisë
Është gropa më e famshme e kryeqytetit, ka ekzistuar që në vitin 1991, por tani gjithsesi na mbetet të themi na ishte një herë. Ajo gropë që prej vitit 2006 nuk ekziston më. Vendi ka marrë një trajtë tjetër dhe vendin e asaj grope tashmë e kanë zënë pemë, lule dhe një vend i shenjtë i fesë bektashie. Shumë qytetarëve u ishin mësuar sytë me atë gropë të madhe, që për vite me radhë dukejsikur përpine gjithë sytë që e shihnin dhe është normal fakti që me ndyshimin që ka ndodhur tu jenë lodhur pak sytë, për tu mësuar. Për shumë nga ne ka qenë një gëzim i madh ndryshimi i atij imazhi, por mos harrojmë që nga kjo histori ka dhe të lënduar, janë të shumtë ata që karakatinën e gjendur në këtë zonë e shfrytëzonin për të jetuar...Ose dhe për ndonjë gjë tjetër, e keni vetë parasysh…
Kafja 30 lekshe
Nostalgjikët e kafes 30 lekshe që dikur pihej në lokalet e kryeqytetit duhet të jenë të shumtë. Tashmë kafe me çmim të tillë mund të gjendet vetëm në zonat e thella periferike dhe për ata që duan ta dinë se ku, kemi zbuluar një vend: Diku tek Ura e Babrroit është një vend ku kafja kushton ende 20 lekë, ndërsa në vendet e tjera një çmim i tillë duhet të ëndërrohet.
Çmimikafes është bërë i tillë, saqë, pensionistët, shtresa më në nevojë e shoqërisë jo vetëm që kafen nuk e pi dot më në lokal, por edhe kur do të pijë një të tillë në shtëpi duhet të mendohet shumë herë. Këtë e pohon dhe një pensioniste. Zengjine Alushi, 77 vjeçare tashmë, ka 25 vjet që jeton në Tiranë, ajo kujton me mall kohën kur dilte dhe pinte kafe në lokal, tani ka kohë që nuk bën një gjë të tillë, jo se i mungon dëshira dhe vullneti, por kjo sepse me pensionin që merr e ka të pamundur, është një luks që nuk mund t`ia lejojë vetes.
Por megjithatë, edhe pse ekziston kjo situatë, kafenetë e tiranës nuk janë asnjëherë bosh. Çdo ditë shtohen si kërpudhat pas shiut e në të njëjtën mënyrë shtohen dhe klientët që popullojnë tavolinat e bareve. E tani jo që nuk paguajnë kafen 30 lek, por duhet tu shtojnë shpenzimeve të tyre edhe disa lek më tepër, pasi gota e ujit tashmë nuk e shoqëron kafen, për të pasur dhe një gotë ujë gjatë kohës që pi kafen duhet të paguash. Dhe mendoni.. Ka vende në Tiranë ku një kafe e shkurtër dhe një gotë ujë kushton deri në 500 lekë të reja
Pubet e mirëfillta me Dj
Nëse keni vendosur të kaloni një fundjavë në Tiranë, apo siç njihet në gjuhën e përditshme të bëni jetë nate në kryeqytet, harrojeni se do gjeni më një vend ku ka muzikë me DJ. Jo se nuk ekzstojnë, por janë përnatë e më të pakta në numër. Këtë e dinë më së miri frekuentuesit e lokaleve të natës, që jetojnë në Tiranë. Prej disa kohësh duket se ka dalë shumë në modë tendenca e karaokeve, pra ku këndojnë vetë klientët.
Kjo tendencë ka fitime të shumë anshme, pasi nga një anë bën protagonist klientin dhe nga ana tjetër pronari i pub- it apo i lokalit nuk ka pse paguan kot më kot Dj apo këngëtarë. Megjithatë duket se kokë mënjanë kanë mbetur adhuruesit e muzikës me Dj, ku nuk mund të këndohet, por mund të kërcehet lirshëm. Se sa kohë do zgjasë kjo tendencë e karaokeve është e paqartë ende, një gjë është e sigurt, adhuruesit e pub- eve ku kërcehet tani nuk kanë shumë opsione zgjedhjeje.
Vendet e parkimeve
Eh, le të vijmë tek stresi i përditshëm i kryeqytetasve.. Një vend parkimi… O Zot, çfarë lumturie të shohësh një vend buzë trotuarit bosh. Gëzim të tillë rrallë mund të provosh në ndonjë rrethanë tjetër..
Shumë prej nesh në jo pak raste kanë humbur orarin e punës, apo kanë humbur orare takimesh vetem e vetëm për faktin e thjeshte se nuk kanë pasur se ku të parkojnë makinën. Majde shumë nga të pyeturit, sidomos ata që punojnë në zonën e Bllokut apo afër qendrës, dëshmonin se në mjaft raste dhe pse kanë një autoveturë, preferojnë të mos e marrin, sepse e dinë shumë mirë që nuk do të gjejnë një vend për të parkuar makinën.
Nevoja për parkim ka sjellë tendencën për parkime të nëndheshme, apo të parkimeveme pagesë. Por nuk është prapë e lehtë. Një vend parkimi në një kat të nëndheshëm në pallatet e reja mund të shkojë nga 50 mijë lekë të vjetra në muaj deri në çmime që shkojnë në 1 mijë apo 2 mijë lekë të reja për 1 orë, apo një orë e gjysëm parkim... Të kërkosh vendparkimi në Tiranë, është njësoj si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Edhe ata që kanë blerë ndonjë parkim në pallatin ku jetojnë, kanë vendosur tabela të mëdha me gërma të rënda: “Mos Parkoni”. Sepse fluksi i makinave është i tillë, saqë derën e garazhit në mëngjes, nga 7 ditë të javës 6 e gjëjnë të bllokuar...
Kamarierë të pasjellshëm
Ndoshta konkurenca dhe numri i madh i lokaleve ka bërë të vetën.. Më parë qëllonte shpesh që kamarieri që të vinte në tryezë në lokal ishte një tip arrogant që nuk zbërthente gojën as për një „të lutem“ as për një „faleminderit“..
Edhe pronarët, po ashtu dhe punëtorët e tyre, këtu e kemi fjalën për kamarierët kanë kuptuar se të jesh i sjellësh është në shërbim të përfitimit. Për këtë arsye në pothuajse çdo lokal që shkon në Tiranë, kamarierët e sotëm janë shumë më të sjellshëm dhe më të gjindshëm se ca vite më parë..
Vajzat e virgjëra
Ej, këtu mund ta vini pak buzën në gaz… Ndoshta konservatorëve mund tu duket pak e papranueshme, por është gjithmonë e më vështirë të gjesh vajza që mendojnë se virgjëria është një vlerë që duhet ruajtur deri natën e parë të martesës.. Në gjimnazet e Tiranës qarkullon prej vitesh ajo barsaleta ku dikush pyet: “Çfarë kanë të përbashkët një dinosaur dhe një vajzë e virgjër…”? Dhe përgjigja është: “Janë zhdukur të dyja 2 mijë vjet më parë..”
Bëmë një sondazh të vogël me 10 vajza të vitit të tretë në gjimnazet e kryeqytetit. Pyetja ishte e thjeshtë dhe intime: A jeni të virgjëra? Mund të duket si paradoks, por nga 10 të pyeturat tona, gjimnaziste, vetëm 3 prej tyre rezultonin të mos e kishin kafshuar “mollën e mëkatit“ , ndërsa pjesa tjetër pranonin me sinqeritet dhe pa komplekse që nuk ishin më të virgjëra. Madje mbronin me forcë idenë se virgjëria nuk është më një vlerë apo virtyt, që sipas traditës duhej ruajtur me fanatizëm. Ndoshta një studim i mirëfillitë sociologjik do ti vinte pikat mbi “i”, por duket dukshëm që ideja për martesën, po ndryshon rrënjësisht.