E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika smund të gjunjëzohet për interes të pronarëve të partive të vogla..

SHEKULLI - Si aktivist i nje levizje te re socio-politike, c’qasje ka G-99 per formulen e re elektorale te proporicionalit rajonal?

ERJON VELIAJ - Per nje gje jemi te gjithe dakord sot: sistemi aktual ka probleme dhe ka deformuar perfaqesimin e qytetareve. Parlamenit eshte kthyer ne strehen e sampisteve te dhunshem dhe atyre qe arratisen nga ligji. Parti kioska fryhen e shfryhen sipas pazarit politik te rradhes, e jo sipas vullnetit te publikut. Kesisoj, parlamenti e qeveria me ministrite e saj, si dhe institucionet te cilat i voton parlamenti menaxhohen nga njerez te cilet nuk fitojne dot vete nje zone elektorale. Kjo karikature nuk mund te vazhdoje me. Cdo sistem qe e permireson dhe thjeshteson kete sistem perben nje avantazh ne betejen e publikut per te sunduar mbi boset e politikes.

Cilat jane avantazhet sipas jush?

Si ne zgjedhjet lokale, numerimi e administrimi i procesit qenderzohet ne 12 rajone ne nivel qarku. Kjo e thjeshtezon procesin. Rezultatet i afrohen me shume proporcionalit, do te kemi te majte Shkodrane e te djathe Fierake. Kjo rrit perfaqesimin. Beteja do te jete mes ekipeve dhe ideve, dhe jo mes te forteve e te kamurve. Ne 2009, publiku do te punesoje administratoret e vet per 4 vitet e ardhshme. Keshtu, do te aplikojne per kete pune disa ekipe: Do te garoje ekipi i atyre qe rrahin arbitrat, ekipi i atyre qe rrahin deputetet e tjere, ekipi i atyre qe rrahin gazetaret dhe ekipi i atyre qe rreh idete e mendimet per progresin e vendit. Si G-99, zgjedhim te bejme pjese tek ky ekip i fundit, dhe ndihemi se mund te garojme me ndershem me keto rregulla te permiresuara.

A nuk mendoni se kjo penalizon parite e vogla?

Jo, me sakte do thoja se kjo penalizon partite me kryetar-pronar. Ka nje duzine partish te tilla te majta e te djathta, me kryetare qe nuk garojne kurre ne partite e tyre dhe pa te cilet keto parti as nuk do ekzistonin. Republika s’mund te gjunjezohet perpara pronareve te partive. Kushtetuta garanton te drejten e qytetareve per te votuar, por jo te drejten e cdo partie per te ekzistuar. Nxenes qe s’mesojne ngelin ne klase, punetore qe s’punojne humbasin vendin e punes, kompanite pa fitim falimentojne – me te njejten llogjike, pse duhet te mbaje publiku barren e partive qe ngelin net e kaluaren, s’punojne e nuk sjellin asnje perfitim publik?

S’jeni dakord me to se listat e mbylluar cenojne garen mes kandidateve?

Teksa protestoja me pare me MJAFT-in, me kujtohet fare mire se c’aleate te zellshme ishin keto parti ne kauzen tone kunder-Dushkut e pro-proporcionalit. Tani degjojme banalitete vizionare te tipit ‘listat e hapura si kontribut demokratik’. E c’i pengon keto parti qe te aplikojne fjala vjen sistemin amerikan me ‘primaries’ ku listat ‘hapen’ per votim nga anetaresia apo publiku dhe kesisoj percaktohet renditja ne liste per zgjedhjet? Pretendimi i tyre me duket pak i pandershem e i pamencur, sepse fundja fundit, per pronaret e ketyre partive listat kane qene gjithmone te mbyllura – ata vete kane qene gjithnje te salduar tek kandidati me numer 1.

Mendoni se kjo jep garanci per zgjedhje te lira e te ndershme ne 2009-en?

Zgjedhjet e fundit te pergjithshme te administruar nga zoti Berisha qene ato te vitit 1996. Nga intervista e fundit ne BBC, u pa se jo vetem shqiptaret po krejt Europa mban mend se c’tragjedi qe ai moment per fatet e kombit. Por frika e zemerata ndaj te kaluares nuk jane filozofi, ndaj pervec presionit per te permiresuar zgjedhjet nuk shoh menyre tjeter. Duhet te bejme cmos qe elementet e tjere percaktues per rregullat e lojes te funksionojne. Kam ndermend kartat e identitetit dhe listat e zgjedhesve – qe shume shpresoj se do te gatiten ne kohe.

Nje beteje e ardhshme per kodin zgjedhor do te ishte sigurimi i votes se emigranteve. Cdo debat tjeter, nga imazhi i Shqiperise gjer tek kthimi i trurit ne atdhe, behet i pavlere nese nuk i bejme Shqiptaret jashte atdheut aksionere te sipermarrjeve politike. Ata jane tashme aksionere ekonomike, sjellin ne Shqiperi 4-fishin e investimeve te huaja – si mund te jene te paperfaqesuar politikisht? Me disa ide te mira dhe kurajo civile, sigurisht do te mund t’i realizojme keto ndryshime e te krijojme mundesite qe zgjedhjet qe do na ndajne nga tranzicioni te jene te lira e te ndershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›