E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia premton se do të ketë përparim në lidhje me ratifikimin e MSA-së mes BE-së dhe Shqipërisë

Vonesa e ratifikimit të MSA-së, për arsye teknike procedurale

Greqia ia ka dedikuar shkaqeve procedurale vonesën në ratifikimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke ka thënë se nuk ka asnjë arsye politike dhe se së shpejti do të ketë progres në këtë çështje. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke, konfirmoi se kjo çështje nuk ka hyrë në rendin e ditës të parlamentit, duke ia dedikuar vonesën anës procedurale. “Arsyet kanë të bëjnë vetëm me programin e procedurës parlamentare. Përveç kësaj, nuk ka asnjë arsye politike. Arsyet janë procedurale dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një progres të shpejtë në këtë çështje”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme në një bashkëbisedim me gazetarët. Duke ritheksuar mbështetjen e Greqisë në përpjekjet për integrimin euroatlantik të fqinjëve të saj, zëdhënësi është shprehur se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me BE-në, ka një rëndësi të veçantë dhe prandaj Greqia e trajton pozitivisht, si një hap të domosdoshëm, në rrugën e integrimit, çka siç tha, përbën një orientim strategjik të Greqisë.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›