10 këshilla, si të kemi më pak rudha?
1. Larg rrezeve të diellit
Shumica e rrudhave shkaktohen për shkak të dëmtimit nga rrezet e diellit. Megjithëse shumica e dëmtimit nga dielli ndodh deri në moshën 18-vjeçare. Ndryshimi i ngjyrës dhe thellësisë së rrudhave, mund të evitohen duke përdorur rregullisht një krem hidratant me elementë mbrojtës ndaj rrezeve të diellit.
2. Kremi pudër nuk mjafton
Megjithëse shumë krem-pudra ofrojnë mbrojtje nga dielli (ato mund të kenë të shkruar edhe SPF në kutitë e tyre) duhet të përdorësh një sasi të barabartë me disa lugë kafeje, që të arrish mbrojtjen e duhur. Për këtë arsye më mirë përdor një krem specifik plazhi.
3. Syzet e diellit, të rëndësishme
Nëse del me fytyrë të zbuluar në diell, mund të të thellohen rrudhat anash syve. Për të evituar këtë të nevojiten një palë syze dielli të mira, që bllokojnë rrezet UV.
4. Rrudhat e mimikës varen nga ti
Nëse rri duke vrenjtur vetullat ose duke e mbështetur faqen në dorë për vite me radhë, do të shkaktosh rrudha.
Kij parasysh gjestet e mimikën e fytyrës dhe mundohu të eliminosh ato që ndikojnë në fytyrën tënde.
5. Përdor substancat kimike
Acidet Alfa-hidroksike, si për shembull acidi glikolik, largojnë me butësi qelizat e vdekura të lëkurës dhe mund të reduktojnë rrudhat e holla. Përdor një locion glikolik një ose dy herë në ditë.
6. Vitamina A ndihmon
Mendohet se shkak për krijimin e rrudhave është dëmtimi i kolagjenit. Kremrat që kanë në përbërjen e tyre derivate të vitaminës A, ku më e njohura është Renova, veprojnë thellë në lëkurë duke e nxitur të shtojë prodhimin e kolagjenit.
7. Stop duhanit
Pirja e duhanit shton rrudhat në shumë mënyra: Thithja e përsëritur e cigares shkakton rrudha rrotull buzëve. Radikalet e lira që çliron duhani mund të dëmtojnë strukturën e lëkurës, duke e dobësuar dhe shtuar rrudhat. Edhe mungesa e oksigjenit si pasojë e djegies, bën që lëkura të veprojë me më pak efikasitet.
8. Botox-i
Një mënyrë pak e kushtueshme dhe jo shumë e këndshme është përdorimi i botoksit. Dermatologët tashmë e kanë përdorur prej kohësh këtë substancë për paralizimin e nervave, duke e injektuar në lëkurë. Nëse vendos ta bësh atë, duhet të konsultohesh më parë me një dermatolog.
9. Lazeri
Disa gra zgjedhin lazerin. Në duart e një kirurgu plastik të sprovuar, lazeri mund të fshijë rrudhat, por nëse kirurgu nuk është aq i mirë, mund të shkaktojë irritime, djegie madje edhe dëmtime të lëkurës. Kujdes nga trajtimi me lazer që ofrohet nëpër SPA apo sallone bukurie.
10. Prano disa nga rrudhat e tua
Ka gra që shpenzojnë miliona lekë në vit për kremra dhe substanca për të eliminuar rrudhat. Por, edhe një fytyrë me rrudha mund të duket elegante dhe e bukur, shumë me e dëshirueshme se një fytyrë e kuqe, me probleme dhe si e ngrirë nga produktet e trajtimet e shumta antirrudhë.